Sipas Talit, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kërkuan votën së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, atëherë këto tri parti do të duhej të qëndronin bashkë.
Njëjtë duhet të jetë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sipas Talit.
“Sipas mendimit tim koalicionet zgjedhore nuk duhet të kenë të drejtë për t’u ndarë, sepse kane garuar (fituar vota) si një subjekt”, ka shkruar ai në Facebook.
“Pra, nuk duhet lejuar qoftë AKR-ën, qoftë Alternativën të ndahen nga LAA, apo AAK ose Nismën prej PAN-it”.























