• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria: Arrestohen të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike

28/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Qeveria: Arrestohen të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike

28/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Humbjet në rrjet të energjisë elektrike, vjedhjet dhe abuzimet në të, mblodhën dje qeverinë në një takim kombëtar për të bërë publike masat për penalizime ndaj abuzuesve të energjisë elektrike. Për të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike do të jetë masa e dënimit me 3 vjet heqje lirie, ndërsa bashkëpunëtorët, ata që mbështesin vjedhjet dhe që janë të veshur me petkun e punonjësit të operatorit të shpërndarjes, dënimi do të jetë 5 vjet heqje lirie. Humbjet në sektorin e energjisë shkojnë në masën e 150 milionë euro, shumë kjo që është e barabartë me shumën që Banka Botërore ka investuar për të përmirësuar sistemin e energjisë elektrike. Në takimin kombëtar me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban e mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, ku merrnin pjesë kryeministri i vendit, Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, si dhe mbi 2000 pjesëmarrës, shumica punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, burgu ishte masa urgjente për përmirësimin e sistemit të energjisë. Kryeministri Edi Rama, para 5 ditësh, deklaroi se po kaq do të ishin edhe ditët që do të lihej afat për abuzuesit për të paguar faturat e energjisë. Në të kundërt do të jetë Policia e Shtetit e cila do të ndërhyjë për të bërë shoqërimin e abuzuesve. Sipas kryeministrit të vendit, problem nuk asnjë pensionistët apo familjet në nevojë, por bizneset që paguajnë energjinë elektrike sa një familje. Për bizneset, jo vetëm në qendër të Tiranës, por kudo nëpër Shqipëri, të cilët abuzojnë me faturat dhe kryesisht me fashën e 300 kw/h do të kalojnë edhe një pjesë të jetës së tyre në qeli. Ky aksion konsiderohet si aksioni i tre të i madh, pas Lazaratit dhe prishjes së ndërtimeve pa leje. Aksioni quhet “arrestimi i të gjithë atyre që vjedhin energjinë elektrike”. Gjatë prezantimit te planit për këtë operacion, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se sektori i energjisë në vend është në prag të kolapsit financiar dhe se për këtë nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e shtetit.

“Edhe sikur për momentin të mendonim që me sustën magjike do të eliminonim të gjitha humbjet, apo hetimet do t’i bënim 100 për qind, për shkak të keqmenaxhimit dhe mosplanifikimit të duhur energjetik, por edhe kostove të shtuara nga ky keqmenaxhim, sektori në vetvete gjeneron gati 8 miliardë lekë humbje çdo vit, deficit financiar. Pjesa më e madhe e energjisë në këtë vend sigurohet nga importi apo me çmime importi. Kaskada e famshme e Drinit përballon jo më shumë se sa 50 për qind”, tha Gjiknuri. Ndërsa kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferi justifikoi heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 Kw/orë, me ato që ai i cilësoi si abuzime të qytetarëve dhe punonjësve të OSHEE-së. “Në mungesë të një studimi të mirëfilltë, që do të identifikonte se cilat ishin vërtet familjet në nevojë, u vendos që kjo fashë të aplikohej për të gjithë abonentët familjarë. Pra, si një pensionist apo person me aftësi të kufizuara, ashtu edhe një biznesmen paguajnë njëlloj, me një çmim më të ulët, se sa kosto reale e energjisë, që blihet nga kompania, duke shkaktuar dëme financiare që shtohen dita-ditës. Gjithashtu, fasha u bë burim abuzimi, pasi stimuloi vjedhjen nga vetë punonjësit, të cilët ofruan mënyra përfitimi për abonentë që ulin konsumin me para nën dorë, për faturistë apo elektricistë”, tha Seferi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Masat për të ardhmen 

Çlirimi nga konflikti mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it duket se ka hapur dyert edhe për mbështetjen e donatorëve. Në prezantimin e strategjisë për të përmirësuar këtë sektor të ekonomisë, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka theksuar se marrëveshja me CEZ frenoi dhe hemorragjinë e vazhdueshme që shkaktonin institucionet publike me mospagesa. Duket se të parët që do të dënohen për abuzimet dhe mospagimin brenda 5 ditëve të faturave të energjisë do të jenë të gjithë ata drejtues të institucioneve publike që lënë faturat e energjisë pa paguar. Ata do të jenë të parët që do të ndëshkohen ligjërisht me masa administrative. Së bashku me investimet dhe masat në kuadër të luftës ndaj abuzimit me energjinë elektrike, do të bëhet e mundur që çdo vit, të ulet niveli i humbjeve me të paktën 5 për qind. Kjo do të thotë që në një mënyrë progresive, në fund të vitit 2018 sektori të fillojë të kthehet në fitimprurës. Në planin e masave, konsiderohet e rëndësishme nga ana e ministrisë së Energjisë edhe ristrukturimi i çmimit të blerjes së energjisë prej HEC-eve koncesionare, duke e lehtësuar barrën aktuale që përballon Kooporata Elektroenergjitike. Investitorëve, do t’u sigurohen të gjitha të drejtat që kanë nga kontrata dhe siguri financiare. Do të ndryshohet modeli i tregut, duke bërë të mundur që hidrocentralet private të shesin energjinë direkt me sistemin e shpërndarjes dhe të jenë ato të parat në radhë sa herë që ka nevojë për import energjie. Liberalizimi i tregut është sërish një masë tjetër e cila do të mund të krijojë bazat e qëndrueshme për investime të qëndrueshme. Ministri Gjiknuri, premtoi se qeveria do të shlyejë detyrimet e prapambetura të hidrocentraleve private. Në listën e masave është edhe ristrukturimi i sistemit të tarifave. Projektligj, i cili ka filluar të diskutohet me grupet e interesit synon në finalen e tij hapjen e tregut të energjisë elektrike, ndarjen e funksioneve të operatorit të sistemit nga funksionet e gjenerimit dhe furnizimit, mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë si dhe fuqizimin e rregullatorit si autoritet i pavarur i energjisë. Këto reforma dhe mbështetja financiare për to, do të bëjnë të mundur që brenda vitit 2018 vendi ynë të ketë gati 40 për qind të tregut të liberalizuar.

Damian Gjiknuri, në prezantimin e strategjisë është shprehur: “Duke filluar nga viti tjetër, të gjithë ata operatorë ekonomikë që janë të lidhur në tension të mesëm, dhe në vitet në vijim edhe operatorë të tjerë ekonomikë, kryesisht biznese, do të fillojnë të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Kjo do të krijojë mundësi edhe për investitorët privatë që prodhojnë energji elektrike. Do të ulë barrën për të mbajtur tarifa të rregulluara, duke e fokusuar atë tek popullata, e cila gjithmonë në një farë mënyre ose në një tjetër kërkon kujdesin e qeverisë. Këto reforma, në krye të disa viteve do të japin rezultatin e tyre”. Nxitja dhe krijimi i burimeve të reja të energjisë përmes projekteve serioze në një treg më likuid dhe i liberalizuar do të krijojë mundësi edhe për iniciativa private të investimit, siç janë duke u kryer disa investime serioze në Shqipëri. Ka edhe kërkesa që me një liberalizim të mëtejshëm të tregut, me lidhje më të mira të Shqipërisë me rajonin nëpërmjet interkonjeksionit, do të krijohet mundësia e tregtimit të energjisë elektrike. Të gjitha ato burime hidrike që vendi ynë i ka avantazh të jenë të tilla edhe përsa i përket zhvillimi ekonomik dhe thithjes së investimeve të huaja. Deri në vitin 2020, totali i investimeve në sistemin energjetik do të jetë mbi 420 milionë dollarë. Investimet do të bëhen në rrjetin e shpërndarjes, në rrjetin e transmetimit, për ta lidhur më mirë Shqipërinë me vendet e rajonit, si dhe për të pasur çmime më të qëndrueshme dhe një siguri furnizimi më të mire. Vitin tjetër, nëpërmjet legjislacionit të ri, do të fillojë edhe implementimi i planit me teknologjitë e reja përmes një masterplani. E gjithë kjo, në mënyrë që të krijohet mundësia që nëpërmjet teknologjisë, energjia të trajtohet me çmimet pik dhe çmimet bazë. Fuqizimi i lidhjeve përsa i përket interkonjeksioneve, duke përfunduar veprën me Kosovën dhe duke shfrytëzuar edhe burimet e mundshme që ka Kosova, është një tjetër nismë. Njëkohësisht, pritet të fillojë edhe vepra tjetër e lidhjes së Shqipërisë me Maqedoninë, duke krijuar një rrjet të mirë në Ballkan dhe duke kontribuar direkt në krijimin e tregut rajonal.

Ndryshon Kodi Penal për hajdutët e energjisë

Është për këtë arsye që siç ndryshuam Kodin Penal për vjedhjen e energjisë, ashtu duhet të bëjmë edhe me veprat e tjera. Madje jo vetëm kaq por në propozimin tim, ka ardhur koha që të tillë keqbërës, për të tilla vepra penale kundër shoqërisë, shtetit dhe mbi të gjitha të ardhmes sonë, të penalizohen, pse jo, me të ardhmen e tyre personale! Sepse kush ndërton pa leje, kush ka një sipërmarrje për prerjen e paligjshme të pyjeve, kush vjedh energjinë elektrike në mënyrë sistematike, nuk ka sesi të lejohet të përfitojë nga shteti, në të njëjtën mënyrë me qytetarin e ndershëm, që respekton ligjin në çdo minutë! Duke filluar nga e drejta për t’u punuar në administratë, deri tek marrja e shërbimeve shtetërore, apo tek e drejta për të përfituar një kredi, pagesa e taksa po ashtu, dhe këto të jenë vepra që nuk mund të amnistohen kurrë në mënyrë ciklike siç ka ndodhur deri më sot. Një strukturë e re në Policinë e shtetit, nga qendra dhe deri në çdo komisariat dhe postë policie, do marrë detyrën të çojë para përgjegjësisë penale, të gjithë ata që shkelin ligjin, me një faturë kaq të madhe për shtetin, për shoqërinë dhe për çdo familje shqiptare, përfshirë këtu ata që kanë guximin, edhe pse kanë detyrën të bëjnë të kundërtën, kanë guximin të lejojnë apo të bashkëpunojnë me hajdutët e energjisë.

 

Previous Post

Nishani në Slloveni: Forcim të bashkëpunimit për integrimin evropian

Next Post

Sërish klandestinë në kufi, kapen 70 sirianë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sërish klandestinë në kufi, kapen 70 sirianë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.