Atleti që edhe fitoi medaljen e artë Paralimpike, Oscar Pistorius, është dënuar me 6 vite burg, pas një dënimi fillestar nën akuzën e vrasjes.
Kjo mase është marrë nga Gjykata pasi Pistorius ka qëlluar katër herë me armë dashurën e tij në një tualet të kycur në shkurt të 2013.
29-vjeçari në një intervistë për mediat ka thënë se ishte i sigurt që e dashura e tij, Reeva Steenkamp, nuk do donte kurrë që ai ta kalonte jetën në burg
Nga ana tjetër babai i viktimës ka kundërshtuar duke këmbëngulur se atleti duhet të paguajë për krimin e tij.















