Një fëmijë i moshës 2 vjeç ka vdekur si pasojë e rënies në një pishinë të shtëpisë së tij.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në Policinë e Kosovës për stacionin e Podujevës, Antigona Çitaku-Dibrani.
Sipas saj në polici është telefonuar rreth orës 17:55. Ajo ka treguar se sipas babait të fëmijës, fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën, e cili ka qenë në oborr të shtëpisë.
“Fëmija është dërguar menjëherë në QKUK. Vdekja e fëmijës është konstatuar në QKUK në ora 17:20”, ka thënë Çitaku-Dibrani.















