Pranë shkallëve të selisë së qeverisë në Tiranë u vendosën fotografitë e pesë personave të vetëvrarë
Shoqata e të Shkarkuarve nga Puna në Administratë fajëson qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se shkarkimi nga puna ka nxitur vetëvarsjen e pesë personave.
Veprimtarët e shoqatës menifestuan përpara selisë së qeverisë në Tiranë, ndërsa në pranë shkallëve kishin vendosur fotografitë e pesë personave të vetëvrarë.
Nertila Qafzezi, kryetare e kësaj shoqate, tha se viktimat u vetëvranë nga dëshpërimi pasi janë pushuar nga puna.
Zonja Qafzezi theksoi se viktimat u larguan në mënyrë të padrejtë nga puna dhe vetëm me motiv politik.
“Pesë persona u vetëvranë për shkak të arbitraritetit të qeverisë, që i largoi nga puna. Revanshi i kësaj qeverie i detyroi ata të vetëvriteshin, pasi u larguan nga puna padrejtësisht”-tha kryetarja Qafzezi.
Ajo u ankua ndërkaq se autoritetet policorë e kanë penguar protestën e sotme përpara selisë së Këshillit të Ministrave.
“Fillimisht policia nuk na lejoi të protestonim. Kryem homazhe për 5 viktimat, që humbën jetën pas largimit nga puna”-tha zonja Qafzezi.
Në Gjirokastër thuhet se vranë veten pas shkarkimit kryefamiljarët Pirro Njoçko 54 vjeç dhe Muharrem Majko 47 vjeç, që të dy muajin qershor.
Në Korçë, në prill u raportua se vrau veten për të njejtën arsye Brunilda Meka 52-vjeçare.
50-vjeçari Mark Brahimi në muajin maj vrau veten me çifte, armë gjahu pasi u shkarkua nga puna në hidrovorin e Talës në Lezhë.
Po në të njejtën muaj, në maj, në Vlorë vari veten 60-vjeçari Lluka Babe me profesion agronom.














