Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur dekretin qeveritar dhe ka bërë të ditur se Rusia do të heqë sanksionet ndaj udhëtimeve turistike në Turqi. Kjo lëvizje vjen vetëm pak kohë pas nisjes së bisedimeve mes tij dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdoan.
“Ka ardhur koha të nisim procesin e normalizimit të marrëdhënieve tregtare me Turqinë duke hequr sanksionet, e duke e nisur me turizmin, pavarësisht kërcënimeve terroriste të shfaqura edhe me sulmin e fundit në Aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit”, tha Putin gjatë një mbledhjeje qeveritare gjatë së mërkurës.















