• Latest
  • Trending
  • All

Putini po rishkruan historinë e Luftës së Ftohtë

17/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Putini po rishkruan historinë e Luftës së Ftohtë

17/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

“Duke krijuar një realitet paralel, Putini e shfaq Rusinë si viktimë, dhe jo si agresorja që është në Ukrainë. Në një përpjekje për të shkëputur një zonë influence, ai përfiton nga ideja që Rusia u keqtrajtua nga Perëndimi pas Luftës së Ftohtë”.

Prej debatit për mënyrën si Europa duhet të trajtojë Rusinë nuk është vënë re një përvjetor i madh: 70 vjet më parë, Çurçilli, Ruzvelti dhe Stalini u takuan në Jaltë për marrëveshjen pas lufte, pas mundjes së nazistëve. Shpesh thuhet që në Jaltë, tre të mëdhenjtë ndanë Europën.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në fakt, ndarja kishte ndodhur tashmë, deri në një farë mase, për shkak të përparimit të forcave sovjetike. Një gjë për të cilën ata ranë dakord ishte se, në vendet e pushtuara duhet të mbahen “zgjedhje të lira” – një premtim që Stalini nuk e mbajti kurrë, ndërsa lëvizi me shpejtësi për vendosur diktaturën komuniste kudo.

Më vonë, Ruzvelti e pranoi privatisht se ai dhe Çurçilli ishin treguar naivë dhe u mashtruan. Por në anën tjetër, një nga synimet kryesore të tyre ishte të garantoheshin që Bashkimi Sovjetik do t’u bashkohej shumë shpejt përpjekjeve kundër Japonisë: Stalini e ofroi këtë në shkëmbim të dominimit sovjetik në Europën Lindore. Për europiano-lindorët, Jalta është një emër vendi që u bë kod për sakrifikimin cinik të lirisë së vendeve të vogla për hir të sferës së influencës së fuqive të mëdha. Rusët, nga ana e tyre, priren të flasin për rolin e tyre si çlirimtarë. Sot, lufta në Ukrainë e ka rikthyer në Europë debatin e “zonave të influencës”. Ka njëfarë ironie në faktin që beteja gjeopolitike mes Europës dhe Rusisë është qendërzuar në vendin ku u mbajt konferenca e Jaltës.

Në këtë përplasje, beteja për narrativën është aq e rëndësishme sa dhe rezultati i luftës së armatosur. Vladimir Putini e ka bërë rrugë evokimin e historisë për të justifikuar veprimet e tij. Në një fjalim të mbajtur në mars 2014, ai e përshkroi aneksimin e Krimesë nga Rusia si korrigjim të një padrejtësie historike. Ai tha gjithashtu se rusët, kudo që jetojnë në ish-Bashkimin Sovjetik, janë pjesë e një kombi të vetëm rus – duke nënkuptuar që ai do të bënte përpjekje për të garantuar dhe “mbrojtjen” e tyre. Kjo logjikë do të thotë që gjithë rendi evropian, në të cilin Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia kanë qenë aksionerë të rëndësishëm, të hidhet në koshin e historisë.

Në çdo cep të botës ka një tundim të kuptueshëm për të projektuar dijen dhe emocionet e sotme mbi ngjarje të së shkuarës, e kështu të rishkruhet historia. Por regjimet totalitare bazohen në versione zyrtare të historisë dhe propagandës për të konsoliduar ekzistencën e tyre – diçka që Orwell-i e ka përshkruar shumë mirë. Putini e di që mënyra si rusët janë të lidhur me historinë e tyre është kyç për trashëgiminë e tij politike. Njohja e krimeve sovjetike në Europën lindore do të minonte variantin e historisë që rusët njohin.

Nëntorin e kaluar, Putini tha si vijon për Rusinë: “Ne e kuptojmë fatalitetin e një ‘perdeje të hekurt’ për ne. Ne nuk do të shkojmë asaj rruge, askush nuk do të ndërtojë mure rreth nesh.” Kjo ishte newspeak [term orwellian, për komunikimin në diktaturë] në formën më brutale. Ajo më kujtoi filmin Goodbye Lenin [Mirëupafshim, Lenin], në të cilin, fëmijët e një gruaje gjermano-lindore, e cila pëson atak gjatë rënies së Murit të Berlinit, përpiqen të zbutin tronditjen e saj, mes të tjerave, duke prodhuar lajme televizive të rreme, ku gjermano-lindorët që arratisen në perëndim paraqiten si gjermano-perëndimorë që arratisen drejt Gjermanisë Perëndimore.

Duke krijuar një realitet paralel, Putini e shfaq Rusinë si viktimë, dhe jo si agresorja që është në Ukrainë. Në një përpjekje për të shkëputur një zonë influence, ai përfiton nga ideja që Rusia u keqtrajtua nga perëndimi pas luftës së ftohtë. Këtu janë ndërtuar shumë mite, e kjo s’do të thotë që perëndimi nuk bëri gabime. Siç ka shkruar historiania Mary Elise Sarotte, nuk pati kurrë një premtim nga perëndimorët që NATO nuk do të zgjerohej. Gorbaçovi pranoi kushtet e bashkimit të Gjermanisë, të paraqitura nga George Bush dhe Helmut Kohl, sepse kishte nevojë të madhe për ndihmën financiare të Gjermanisë.

Rusia u vendos në situatë ku një strukturë e luftës së ftohtë, NATO, thjesht u zmadhua, dhe nuk u shpik asgjë për të ndërtuar një kornizë të përbashkët euro-ruse për të ardhmen. Sarotte e ka shpjeguar këtë jo si cinizëm perëndimor, por pasojë të shpejtësisë së madhe me të cilën u zhvilluan ngjarjet e 1989-91. Aktorët evropianë po luanin me shumë gogla njëherësh dhe nuk kishin kohë të tregoheshin krijues.

Franca dhe Gjermania u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore sepse të dyja e pranuan historinë. Vetëm kur Rusia dhe Europa të pranojnë së bashku ngjarjet e të shkuarës mund të ndërtohet diçka e përbashkët. Por kjo do të kërkojë që rusët pranojnë plagët që kanë shkaktuar vetë. Flet shumë fakti që Putini nuk e ka vizituar kurrë monumentin e vogël të viktimave të Gulagut në qendër të Moskës. Deri tani nuk ka shumë gjëra për të qenë optimistë. Vetëm kohët e fundit, kryetari i Dumës ruse tha se do të votonte për dënimin e “aneksimit” të Gjermanisë lindore nga Gjermania perëndimore më 1990. Në botën e Putinit – si në barsoletën e vjetër sovjetike – e ardhmja është e qartë, e paparashikueshme është e shkuara. Marrë nga Postbllok.com

Më vonë, Ruzvelti e pranoi privatisht se ai dhe Çurçilli ishin treguar naivë dhe u mashtruan. Por në anën tjetër, një nga synimet kryesore të tyre ishte të garantoheshin që Bashkimi Sovjetik do t’u bashkohej shumë shpejt përpjekjeve kundër Japonisë: Stalini e ofroi këtë në shkëmbim të dominimit sovjetik në Europën Lindore.

Franca dhe Gjermania u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore sepse të dyja e pranuan historinë. Vetëm kur Rusia dhe Europa të pranojnë së bashku ngjarjet e së shkuarës mund të ndërtohet diçka e përbashkët. Por kjo do të kërkojë që rusët të pranojnë plagët që kanë shkaktuar vetë.

Nëntorin e kaluar Putini tha për Rusinë: “Ne e kuptojmë fatalitetin e një ‘perdeje të hekurt’ për ne. Ne nuk do të shkojmë asaj rruge, askush nuk do të ndërtojë mure rreth nesh.” Kjo ishte newspeak [term orwellian, për komunikimin në diktaturë] në formën më brutale.

Previous Post

Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit

Next Post

Si ka ndryshuar ndarja territoriale në 100 vite

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Si ka ndryshuar ndarja territoriale në 100 vite

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.