• Latest
  • Trending
  • All

Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit

17/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kjo nuk është më Shqipëria e nënshtrimit

17/02/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Gjithnjë e më shpesh vijnë tek ne për të studiuar dhe pastaj kthehen në atdhe për të punuar, ndoshta për një kompani italiane, si rasti më i fundit ai “Agon Channel”. Kështu, para syve tanë ka ndryshuar një vend.

Si të flasësh për Shqipërinë në pak rreshta, duke u përpjekur të përmbledhësh çdo gjë, eksperienca personale, histori, të shkuarën dhe të tashmen, për të bërë një pasqyrë reale të asaj që po ndodh në anën tjetër të Adriatikut? Si të mos e lartësoj pa e kritikuar apo të demonizoj një bum ekonomik, shumë larg zymtësisë që po përjeton vendi ynë?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shqipëria në javët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve kombëtare për shkak të “Agon Channel”, televizioni i parë italian jashtë vendit. Pra, pas prodhuesve të ndryshëm, edhe një pjesë e vogël e rrethit mediatik ka menduar se është më e leverdishme të emigrosh se sa të prodhosh në shtëpi. Sigurisht, nga kjo ngjarje ishte me më shumë interes të kuptonim pse Sabrina Ferilli dhe Simona Ventura kishin vendosur të “emigronin” profesionalisht, në vend që të përballeshin me një diskurs për atë që është Shqipëria sot dhe sa ka ndryshuar nga stereotipi që na ka shoqëruar që nga rënia e Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës që zgjati 41 vjet. Një pjesë e shtypit italian ishte më e prirë që të gjente justifikime për këtë diasporë të falimentimit personal, në mosfunksionimin e televizionit italian, në pamundësinë e gjetjes të hapësirës për artistë, të cilët në fakt kanë gjetur gjithmonë, që kanë protagonistë për vite me radhë.

Pra natyrisht, ia vlen të braktisësh rrugën e thashethemeve joproduktive dhe të kërkosh shpjegimin diku tjetër, ndoshta edhe në rritjen ekonomike të Shqipërisë, të cilën Italia nuk duhet ta shohë më si motrën e vogël, fatkeqe dhe të varfër, që nuk mund ta braktisë kurrë atë rolin e saj të trishtë të nënshtrimit. Në Shqipëri investohet sepse është një vend që ofron mundësi që Italia nuk t’i jep dhe që as në të ardhmen e afërt nuk do të jetë në gjendje ta bëjë. Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpreson ta fitosh, sepse edhe pse është e vërtetë që është një vend i gërryer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pse është e vërtetë që drejtësia ka probleme të mëdha, për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, janë probleme që i jetojmë edhe këtu tek ne. Pra, të bësh biznes në një vend që ka një taksë mbi fitimin 15% sigurisht është një rrezik që ia vlen ta marrësh.

Natyrisht mbeten në sfond një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë në punë, pagën minimale që janë shumë më e ulët në krahasim me atë të italianëve, por një gjë është e sigurt, Kryeministri shqiptar- piktori i ri socialist – e përdor “mungesën totale të sindikatave” si gjënë më të çmuar të vendit të tij, duke e ditur se ndonjëherë larg nga tutela e më të dobëtëve, sindikatat janë shpesh vetëm garanci ruajtjeje. Deri më sot, sipas Qeverisë shqiptare kompanitë italiane aktive në Shqipëri janë më shumë se 350, e ku janë punësuar 120 mijë njerëz.

I krahasoj këto të dhëna me një kujtim personal. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që në fund të viteve ’90 njoha disa shqiptarë, bashkëmoshatarë të mi. Jetoja në Gjermani dhe në autobus fillova të bisedoja me djem që njihnin gjuhën time. Unë isha student dhe ata punonin në një kantier jashtë qytetit. E kuptova që ishin shqiptarë, sepse flisnin mirë italisht, por jo mjaftueshëm sa për të maskuar theksin që më dukej se nuk i përkiste asnjë dialekti. Megjithatë ata nuk donin të më thoshin se nga cili qytet vinin dhe çfarë rruge kishin bërë për të arritur në Këln. Me kalimin e kohës i njoha më mirë dhe kuptova që kishin pasur turp. Turp se gjykoheshin. Turp se kishin kërkuar azil në Itali. Sepse ne u ndjemë të përmbytur, të pushtuar. Sepse nuk ditëm të ishim mikpritës. Një karakteristikë që dallon politikën tonë edhe sot.

Ata djem ishin identik si mua, por unë studioja dhe ata për të punuar iu desh të përshkruanin gjysmën e Europës. Në ato vite ishin të paktë ata që parashikonin kolapsin ekonomik që do vinte dhe unë ndjehesha me fat, me fat që isha italian. Tani shoh Shqipërinë, një vend në rritje, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, një vend nga i cili ende nisen për të arritur anën tjetër të Adriatikut, por tani në krahasim me më parë, vijnë për të studiuar. Për të studiuar dhe pastaj të kthehen në shtëpi, sidoqoftë Italisë i ka mbetur shumë pak për të ofruar.

Previous Post

Festivali Folklorik nga Gjirokastra në Prishtinë

Next Post

Putini po rishkruan historinë e Luftës së Ftohtë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Putini po rishkruan historinë e Luftës së Ftohtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.