“Është absolutisht e qartë se në fushën e kundër-terrorizmit, të gjitha qeveritë përkatëse dhe grupet ndërkombëtare duhet të punojnë së bashku”, tha ai.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Moska ka aneksuar ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.
Udhëheqësi rus tha se numri i sulmeve kibernetike kundër Rusisë është trefishuar vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2015, dhe ka kërkuar mbrojtje më të mirë kundër këtyre sulmeve.






















