Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një punonjës policie, pasi ai akuzohet për vjedhje energjie në banesën e tij. Pas këtij konstatimi, 40 vjeçari është pushuar menjëherë ngapuna.
Nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ështëarrestuar në flagrancë 40 vjeçari Ismet Mexhun Cahani, banues në Bathore, me detyrë punonjës police në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar nga grupi i OSHEE-së në banesën e tij, është konstatuar se ai po kryente vjedhjen e energjisë elektrike.















