Në universitetet e Maqedonisë do të ketë testim shtetëror për studentët. Një ditë më parë, Parlamenti i Maqedonisë ka votuar me 62 vota pro dhe 9 kundër Ligjin për arsimin e lartë.
Një pjesë e deputetëve u shprehën se “Qeveria me ndryshimet në ligj ka varrosurarsimin e lartë, ka thyer Kushtetutën dhe shkeli autonominë e Universiteteve”. Sipas tyre kjo nuk është një reformë.
Ndërkohë, Qeveria maqedonase është e vendosur për të vënë në zbatimin testimin shtetëror, por fillimisht ai do të zbatohet si një projekt-pilot. Sipas Ministrisë sëArsimit, në këtë mënyrë synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë, por drejtuesit e institucionit shprehen të hapur për propozime të reja. Përveç këtij ligji, të zgjedhurit e qytetarëve po ashtu votuan edhe paketën e plotë të ligjit përarsimin.
















