Punëtorët e ish-Fabrikës së Tubave kanë mbushur katër muaj të hyrjes në grevë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Grevistët thonë se i kanë humbur shpresat, ku sipas tyre, greva do të vazhdojë deri në konstituimin e institucioneve, nëse edhe pas formimit nuk do të këtë zgjidhje, atëherë do të këtë protesta.
Njazi Asllani, grevistë, thotë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë vendim nga institucionet për kompensim të pagave. Sipas tij, greva do të vazhdojë deri në formimin e institucioneve.














