Të gjithë bizneset nga rajoni që importojnë miell në Shqipëri duhet të plotësojnë disa standarde të reja të vendosura nga Ministria e Bujqësisë në Tiranë.
Për këtë ministri Edmond Panariti ka firmosur së fundmi një udhëzim të ri, i cili iu është bërë i ditur të gjitha kompanive, të cilat duhet ta respektojnë në të kundërt mallrat e tyre do të bllokohen.
Lidhur më këtë çështje pak ditë më parë vetë ministri Edmond Panariti ndërsa ndodhej në një fabrikë mielli për inspektim është shprehur se këto standarde të reja kërkohen të respektohen nga të gjitha vendet e Ballkanit, sidomos nga Kosova.
“Natyrisht do të dëshironim që një standardi i tillë të ishte i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Unë kam pasur kontakte edhe me Autoritetin e Veterinarisë dhe Ushqimit në Kosovë, kam ftuar edhe ata që të bëhen pjesë e këtij standardi të lartë evropian, sepse bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët, të lëvizjes së lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe ne duhet të kemi standarde unike, ky është Bashkimi i vërtetë, të bashkohemi rreth një standardi të vetëm evropian, përsa kohë Shqipëria dhe Kosova janë të projektuara drejt Bashkimit Evropian, duhet të kemi një legjislacion me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë, sikundër është edhe standardi që vendosëm para pak ditësh,” është shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
Lidhur me disa ankesa të bllokimit apo ndalimit të sasive të miellit që kërkon të hyjë në Shqipëri nga vendet fqinje, burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë thonë se janë ndaluar vetëm ato produkte që nuk plotësojnë normat e proteinës dhe aflatoksinës, duke shmangur kështu hyrjen e grurit apo të miellit me përbërës kancerogjen apo me cilësi të dobët.
Pra, referuar këtij urdhri të ri të Ministrisë së Bujqësisë të gjithë operatorët duhet të marrin masa ta respektojnë këtë udhëzim. Madje Ministria iu ka lënë kohë bizneseve deri më 1 tetor, të zbatojnë rigorozisht standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe të miellit shqiptar. Masat për operatorët që nuk e zbatojnë këtë urdhër, i parashikon ligji. Ligji është taksativ, përcakton standarde për cilësisë dhe sigurinë e grurit.
Ata që nuk e zbatojnë ligjin do të përballen me sanksione që i parashikon ligji, përfshirë ndalimin dhe nxjerrjen e tyre jashtë tregut.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















