• Latest
  • Trending
  • All

Pulsime dhe balance të reja fe e komb

07/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Pulsime dhe balance të reja fe e komb

07/04/2015
in Lajme, Opinion

Faton Abdullahu

1) Ndeshja e kombëtares ende nuk ka përfunduar – me fetare.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mjafton t’i lëshohet një sy Facebookut këto ditë për t’i lexuar reagimet e ndryshme rreth sexhdes së Mavrajt pas shënimit të golit dhe shkuarjes së disa lojtarëve të kombëtares për tu falur në xhami, për të kuptuar se ndeshja, apo thënë më saktë rivendosja e balancave komb e fe ndër shqiptarët në Ballkan do të jetë edhe për kohë të gjatë temë e nxehtë.

Dhe, le të jetë, pse jo: duhet të jemi ne ata që duhet të rivendosim këtë kufij për fat të keq lehtë të lëvizshëm tek ne, por të shenjte dhe të palëvizshëm tek kombet e tjera. Jemi ne ata që duhet të vendosim sa komb e sa fe, ku komb e ku fe, ku e kur bashkë e ku e kur ndaras këto vlera.

Po ndodhin lëvizje të reja të këtyre fenomeneve, si gjithmonë në histori edhe tani nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. Në histori kemi humbur shumë dhe jemi vonuar për shkak të pamundësisë së vendosjes së balancave të qëndrueshme komb e fe. Jemi në sprovë të madhe, por edhe në pozita të reja më të favorshme se në të kaluarën.

Dhashtë Zoti që ta kemi një kombëtare dhe kombëtarja të fitojë gjithmonë. Fenë nuk mund ta kemi një, por Zotin po.

2) Vijat e kuqe të BIK-ut

Me suspendimin e punëtorit fetar (e kam të vështirë t’i them hoxhë) Irfan Salihut, Bashkësia Islame e Kosovës vendosi vija të kuqe të cilat askush nuk mund t’i tejkalojë nëse dëshiron që të mbetet i punësuar në këtë bashkësi fetare. Por, a është kjo vijë e kuqe e vendosur aty ku duhet dhe a është sa duhet e qartë dhe e fortë në kuptimin që ta ndal antishqiptarizmën në këtë institucion të rëndësishëm?

Unë konsideroj se nuk ka qenë edhe as tash me këtë suspendim, i cili gjithsesi është hap i mirë përpara, po nuk u vendos aty ku duhet. A kam të drejtë të konstatoj kështu? Vallë a duhet të pritet që dikush, në mes të Kosovës, nga ydbja e xhamisë të thotë diçka aq antishqiptare – sa që do ta lakmonte edhe Akademia e Shkencave Serbe për këshilltar – që të suspendohet. A duhet që të pritet të përpunohet gjerë e gjatë një koncept i tillë e të na servohet nga xhamia apo duhet reaguar më herët dhe me shpejt ndaj tij dhe të tjerëve si ai.

BIK-u me reagimet e saja është vonuar dhe për më keq nuk e ka vendosur vijën e kuqe aty ku duhet, që ta mbroj islamin tradicional, demokracinë, fjalën e lirë e gjithsesi edhe shqiptarizmën. Është koha e fundit që vija e kuqe e BIK-ut të shtyhet më prapa dhe të ndal më shumë e më me efikasitet ekstremizmat në xhamitë tona.

3) Islamofobia

Ka reagime të ndryshme sidomos kohëve të fundit ndaj ndryshimeve që po ndodhin tek ne tash sa vite ndërmjet raportit fe dhe komb, konkretisht fe islame dhe komb shqiptar. Nga këto reagime, vlerësime dhe përfundime mund të kuptohen shumë gjëra. Disave që nuk ju pengojnë shumë trendët e rinj në fenë islame, apo i përkrahin ato, hallin më të madh e kanë tek islamofobia të cilën gjithsesi mund ta gjesh në Kosovë. Por, këtu jo rrallë ka një problem, në të vërtetë një ngatërresë apo edhe huti se çka është në të vërtetë islamofobi.

Kur ka reagime kundër islamit ekstremist në Kosovë, kundër islamit antishqiptar në disa xhami tona, kundër islamit terrorist që po e prodhojmë këtu e po e eksportojmë jo vetëm në Siri, kjo nuk mund të jetë islamofobi, sepse kjo është shqiptarizëm, kjo është liberal-demokraci, shtetndërtim. Por, ja që disa për fatin e keq të cilët nuk janë të paktë, arrijnë të gjejnë shpjegime nga më të ndryshme që kritikën ta shohin si islamofobi.

Ekziston gjithsesi edhe ana tjetër në këtë raport, kur disa duke u munduar ta hedhin ujin e ndotur, hedhin edhe fëmijën e shëndosh bashkë me te. Në këtë rast kemi të bëjmë me islamofobi në Kosovë. Dhe, kjo ngatërresë do të vazhdojë edhe më tutje. Në variantin më të keq, kjo do të ndodhë kur ky ngatërrim bëhet qëllimshëm.

Por, sa më shumë që ne si shoqëri nuk do të jemi në gjendje ta luftojmë vetë stërkeqjen e tash sa kohshme në islamin tonë tradicional, aq më shumë do të rritet keqkuptimi dhe keqinterpretimi i fesë së shumicës së shqiptarëve. Dhe, nga kjo më së shumti do të pësojmë vet ne dhe vetë feja islame.

4) Ekonomia dhe ekstremizmi fetar

Disa e thonë e nuk janë të paktë ata që e mendojnë se zhvillimi ekonomik është premisa e vetme më e mirë dhe më efikase e luftimit të ekstremizmave fetarë tek ne. Në të parë kjo është shumë e saktë. Pak janë ato të këqija që nuk mund të luftohen me zhvillim ekonomik. Por, ka një problem këtu. Problemi është ‘çështja kohë’. Sa kohë merr ky zhvillim ekonomik? Apo edhe më saktë: Sa duhet të zgjatë një zhvillim ekonomik për ta parandaluar një të keqe në Kosovë sikundër është ekstremizmi fetar? Apo edhe pak më ndryshe: Çfarë përmasash duhet të jetë ai zhvillim ekonomik në Kosovë që të mund ta ndal një të keqe të tillë?

Këto pyetje na sjellin tek një përfundim pragmatik. Se, të presësh që zhvillimi ekonomik në Kosovë ta parandalojë një të keqe të kësaj natyre do të thotë që aktualisht të mos ballafaqohesh me këtë të keqe duke shpresuar se zhvillimi ekonomik do ta bëjë të veten. Për më keq, të kesh një qasje të tillë prej ekonomisti metafizik, do të thotë që ta lësh atë të keqe të merr hov duke mos i dal përball dhe të shpresosh e të thuash se je duke e ballafaquar. Prandaj, e keqja e tillë në Kosovë kërkon vullnet dhe kurajo politike dhe zbatim ligji apo edhe ligje të reja efikase tash – menjëherë.

Previous Post

ILDKP kallëzim penal ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode për fshehje pasurie

Next Post

Miratohet ligji i ri i energjisë. Qeveria ju merr shtëpinë nëse s’paguani dritat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Miratohet ligji i ri i energjisë. Qeveria ju merr shtëpinë nëse s'paguani dritat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.