Publicisti Bedri Islami i ka kushtuar një poezi poetit Dritëro Agolli me rasti e ditëlindjes së tij. Poeti i njohur këtë muaj e kishte ditëlindjen, përkatësisht me datën 13. Agolli u lind në vitin 1931. Ai është një nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë
Poezia e Islamit për Agollin:
PERËNDIA IME
Njeriu perëndinë e zgjedh vetë,
E zgjedh me emërin që do,
Por unë tjetër fat kam në jetë,
I falem perëndisë Dritëro.
I falem për ngritjen e botës nga hiçi,
Për erërat, lumejtë, detin me dallgë,
I falem për dufin e nxjerrë nga shpirti,
Për vjeshtën e mallit të largët.
Në botë secili zgjedh zotin e tij,
Të mirë, të urtë, të sertë domosdo,
Unë falem dhe në gjunjë i bie,
Perëndisë sime, Dritëro.



















