Më 19 tetor 1887 lindi në Udine të Italisë, Fluvio Kordinjano – klerik, studiues, filozof, shkrimtar, albanolog. Në vitin vitet 1910 ai ndodhet duke dhënë mësime në kolegjin jezuit Saverian në Shkodër; pastaj dorëzohet prift dhe dërgohet për të sherbyer ne Moravi, Irlandë e Belgjikë; më 1924 kthehet në Shkodër.
Nga viti 1926 – 1941, Kordinjano shërben si misioner jezuit në vise të Shqipërisë veriore duke përftuar njohuri të mëtejshme mbi zakonet dhe folklorin shqiptar, Të gjitha këto ai i pasqyron në një seri shkrimesh e monografish në vitet 1940. Fluvio Cordignano vdiq në Rome më 9 maj 1952.


















