• Latest
  • Trending
  • All

Pse i fyen Ismail Kadare antifashistët shqiptarë?!

29/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pse i fyen Ismail Kadare antifashistët shqiptarë?!

29/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Preng Cub LLESHI

Duke iu afruar ditës së madhe të lirisë, 29 Nëntorit të lavdishëm, në këtë 70 vjetor të çlirimit të atdheut tonë nga robëria fashiste, shqiptarët sjellin ndërmend shumë shkrimtarë e artistë që përjetësuan në krijimtarinë e tyre artistike momente të rëndësishme të viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kujtojnë këngë partizane, këngë për heronj e dëshmorë të kësaj epopeje, po edhe vjersha e poema, novela e romane për ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare: Për Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe për udhëheqësin e saj Enver Hoxha. Dhe, midis atyre që sollën në art madhështinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, heroizmin partizan dhe figurën e udhëheqësit të kësaj lufte, krahas Dritëro Agollit, radhitet, pa dyshim, edhe I. Kadare. Radhitet me poemat “Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart” e “Vitet gjashtëdhjetë”, me skenarin e filmit “Nëntori i një kryeqyteti”, me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e të tjera.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Dhe ishte e natyrshme që PPSH dhe personalisht udhëheqësi i saj Enver Hoxha e ngritën lart figurën e këtij shkrimtari. E pranuan në radhët e PPSH dhe i besuan detyrën e lartë politike, atë të Nënkryetarit të Frontit Demokratik të Shqipërisë, krahas me bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren e Enverit, Nexhmije Hoxhën! Dhe, ndoshta këto ndere e frymëzuan të shkruajë vargjet lapidarë:   “Atë që shekujt nuk ma dhanë, Partia ime, ti ma dhe; Një armatë shokësh sup më sup, Më madhështoren përmbi dhe”!   Për të mos u zgjatur me tituj veprash artistike, në të cilat I. Kadare i thur himne socializmit, PPSH dhe Enver Hoxhës, po u kujtojmë shqiptarëve se edhe kur vdiq ky udhëheqës, në një libër me titullin “Kujtime për Enverin”, ai shkruante: “Tani që udhëheqësi ynë nuk është më midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale…Këto kujtime që ai na ka lënë…janë një pasuri e tërë që na ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, si burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri”. (v. 1, f. 365)

Po! Kështu foli e shkroi I. Kadare në vitin 1988! Fjalë dashurie e respekti të një komunisti për komandantin legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për arkitektin dhe udhëheqësin e transformimeve të thella ekonomiko-shoqërore në Shqipëri në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, për “mendimtarin marksist”, që sfidoi supërfuqitë botërore të kohës, për të mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe rendin socialist në Shqipëri!   Foli atëherë, më 1988, por, pas dy vjetësh, “çua ferrën”; mori edhe ai arratinë si ata që i pat quajtur “jashtëqitje e kombit”! Mori arratinë dhe filloi të pështyjë mbi ato që kishte thënë e kishte shkruar më parë! Ai që kishte vjershëruar dikur se “duke nënshkruar Thirrjen e Parë” të Partisë Komuniste “shoku Enver Hoxha nënshkroi stuhinë”, në mars të vitit 1993, sajoi përrallën antikomuniste, sipas të cilës “për komunistët shqiptarë dhe serbë…atdheu i vërtetë ishte doktrina çnjerëzore e Marksit dhe e Leninit”. (Gazeta “Dita”, 06.06.1993) Çuditërisht, kishte “harruar” shkrimtari ynë jo vetëm ato që kishte pohuar me zë të lartë në vitet më të mira të jetës së tij, por edhe idetë themelore të Thirrjes së Parë të PKSH për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kishte “harruar” se në këtë Thirrje, midis të tjerave, shkruhej: “Të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine e parimesh, janë të një mendje e të një zemre… për të luftuar kundër zaptuesit të vendit-fashizmit”. (“Thirrje dhe Trakte të PKSH”, f. 9)   Por shkrimtari ynë i njohur, duke vazhduar të pështyjë me neveri mbi krijimtarinë e tij të viteve të socializmit, e bashkon zërin e tij me zërin e ballisto-zogistëve kur flet për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Deri atje arrin këngëtari i dikurshëm i heroizmit partizan dhe i “filozofit Enver Hoxha”, sa të shkruajë se “kjo luftë ishte në thelb tragjike. Tragjizmi i saj qëndron në kontradiktën midis qëllimit të saj dhe rezultatit që dha”. (Gazeta “Dita”, 02.05.1993)   Veçse një “konkluzion” i tillë i çudit ata që presin ta festojnë me madhështi 29 Nëntorin në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë nga robëria fashiste. I çudit, sepse tanimë historiografia shqiptare e ka njohur 29 Nëntorin si ditën e fitores së popullit shqiptar mbi pushtuesit fashistë italianë e gjermanë dhe veglat e tyre ballisto-zogiste. I çudit, sepse ata nuk e kanë harruar kryepriftin Fan S. Noli, i cili, duke folur për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, shkruante: “Desh perëndia dhe dolën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por edhe e vunë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleatë”. (vepra 3, f. 397)

Po ja që I. Kadare, duke dashur të paraqitet teoricien i antikomunizmit, pasi mendon se i ka larë duart me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” të Kosovës, shpreh idenë absurde, sipas të cilës dëshmorët nuk e dinin se ç`do të ndodhte pas fitores mbi fashizmin. I pushtuar nga një ide e tillë, ai shkruan: “Një tjetër kundërhistori, ajo që e lidh këtë lëvizje çliruese (?!) (Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare-shënimi im) dhe këta dëshmorë me një rend sundues (?!) dyzetvjeçar, s`është veçse një përçudnim”. (?!)   Dhe, më tej, i pushtuar nga mllefi antikomunist e i prekur nga alergjia për vitet përmendore të socializmit, të cilave, dikur, u pat kënduar gjithë zjarr, shkrimtari i njohur sikur flet përsëri përçartë kur shkruan se “Ajo që ndërtohej s`ishte gjë tjetër veçse përçarje,… dhe terror” dhe se “Asnjë lidhje me tiraninë e ardhshme (?!) nuk mund të kishin djemtë idealistë e, aq më pak, vajzat partizane… me shpresën se po i sillnin dritë vendit të tyre”. (?!)   Dukej se ky shkrimtar, i përkëdhelur fort nga PPSH dhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha, jo vetëm vazhdonte të pështynte mbi krijimtarinë e viteve më të mira të jetës së tij, por edhe mbi mendimin nolian për “Gubernën Demoktatike të Enver Hoxhës”. Dukej sikur i kishte “harruar” vargjet drithëruese të një nëne dëshmori në vitet e socializmit, e cila i fliste të birit dëshmor:   “Kur më merr malli për tynë, Dal e shikoj Shqipërinë,  Lule trëndelinë, U bë si e deshe tine”!   Këtë të vërtetë e kanë njohur dhe e kanë pranuar edhe miqtë edhe armiqtë e Shqipërisë! Për këtë të vërtetë duket se flet edhe kolegu i I. Kadaresë, shkrimtari Dritëro Agolli, kur, edhe pse i ka braktisur idealet komuniste, shkruan: “Komunizmi në Shqipëri nuk erdhi kotsëkoti dhe nuk u transplantua artificialisht si një organ në trupin e njeriut. Ai erdhi nga varfëria. Ishte alternativa më e mirë për t`i shpëtuar shqiptarët nga mjerimi i kohës së Zogut dhe i kohës së pushtimit”.   Por shkrimtari, përpara se t`i “ndante” Heronjtë dhe Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga epoka e jetës në liri e përparim të Shqipërisë pas 29 Nëntorit të vitit 1944, duhej të kujtonte, të paktën, fjalët e Heroit të Popullit, Qemal Stafa, në sallën e gjyqit fashist në vitin 1939. Se atëherë ky komunist i pavdekshëm deklaronte trimërisht: “Vetëm komunizmi do ta shpëtojë Shqipërinë”!

Por ç`ta zgjatim! Se shqiptarët e dinë që I. Kadare nuk i ka harruar këto të vërteta historike! Nuk i ka harruar, por ai ka vendosur ta dredhë, se ashtu ia do interesi tani që fryn uragani antikomunist. Ndaj, në një shkrim të zgjedhur me kujdes nga “Gazeta Shqiptare” e muajit korrik të këtij viti, i fyeu rëndë antifashistët shqiptarë, kur, duke folur për ish “udhëheqësit” e viteve të socializmit, shkarraviste: “Në Shqipëri emrat e ish udhëheqësve që janë shkulur nga historia (?!)… kujtohen vetëm me urrejtje (?!), së shumti, me tallje”. (?!)   Kjo fyerje e rëndë e shkrimtarit për antifashistët e lavdishëm Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Spiro Koleka, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Shefqet Peçi e të tjerë, për të shkuar deri tek komandanti legjendar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Enver Hoxha, revolton jo vetëm nipat e mbesat e këtyre antifashistëve, por të gjithë shqiptarët e ndershëm, të cilët e konsiderojnë antifashizmin si vlerë të qytetërimit evropian dhe krenohen që atdheu i tyre, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, u radhit në frontin e nderit, në Frontin Antifashist Botëror!    Se ky shkrimtar, që u bë i njohur në vitet e socializmit, duhej të kujtonte të paktën, deklaratën e tij të 4 marsit të vitit 1992, në të cilën thuhej: “Kur vetakuzimi teprohet, nuk është më regjimi që nxihet, por tërë kombi; dhe, kur hidhet shumë baltë… është për të vënë alarmin”.

Previous Post

Para gjygjit jo vetem Kostandini…

Next Post

Bunk’Art, jeta sekrete e Enver Hoxhës, 5 kate nën tokë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bunk'Art, jeta sekrete e Enver Hoxhës, 5 kate nën tokë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.