• Latest
  • Trending
  • All

Para gjygjit jo vetem Kostandini…

29/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Para gjygjit jo vetem Kostandini…

29/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Javë më parë Tirana dhe tërë Shqipëria u trondit nga vrasja makabre e 4 njerëzve në një klub të Tiranës. Krimineli u pikas dhe arrestua menjëherë. Ai është 25 vjeçari Kostandin Xhuvani. Dosja e tij ka shkuar për gjykim.
Nga PETRO DHIMITRI
Duke u interesuar për jetën e Kostandinit dalin fakte të hidhura. Ato bien era gjak dhe ngërthejnë manipulime mafioze. Më 12 shkurt të vitit 2011 ky djalë, bir aktores së njohur Luiza Xhuvani, deputete e PS-së, i jati, Gjergji,  regjisor,i mori jetën një të riu duke e qëlluar me pistoletë. Ai mundi t’i fshihej policisë për tre muaj. Si dhe qysh nuk dihet?! Kush e ushqente dhe ju bë jatak nuk dihet?! Duan të thonë se me ndërmjetësinë e familjes, ai u vetëdorëzua. Se si janë zhvilluar tratativat, përsëri një zot e di. E saktë është se për krimin që bëri duhej dënuar shumë e shumë vite. Në fakt ai u dënua vetëm me 3 vjet burg, thua se kishte bërë vjedhje ordinere dhe jo vrasje?! Doemos u “gjendën” rrethana lehtësuese, sepse ishte djali i një familjeje të nderuar. Të ndalemi te familja. Të dhënë me pasion pas punës krijuese dhe politikës, Gjergjit dhe Luizës djali u doli nga kontrolli që kur filloi të shijonte efektet e drogës. Ata nuk patën forca dhe nuk gjetën mënyrat efikase për ta shkëputur nga rruga e vesit. Rezultati i kobshëm; ai përfundoi si vrasës. Ç’bëri zonja Luiza kur e mori vesh të vërtetën e hidhur se ajo pas asaj dite do të quhej nëna e kriminelit? Madje ishte edhe deputete. ( Në kishën që unë frekuentoj në Kanada, për t’u zgjedhur si vullnetar në organet drejtuese të saj,  duhet të mos përdorësh drogë, të kesh marrëdhënie të mira me gruan, te kesh fëmijë të edukuar, të mos keshë patur probleme me policinë…). Zonja Luiza heshti. Ajo nuk i kërkoi të falur prindit të viktimës, sepse do të dilte se jo biri i tij, por Kostandini ishte fajtori. Kjo ishte një tjetër lloj mbrojtjeje që ajo i bëri të birit. Ajo nuk pati guximin qytetar as të jepte dorëheqjen si deputete. Partia Socialiste gaboi rendë që nuk i kërkoi të linte mandatin e deputetes.
Ndërkohë u gjet artifici për të fajësuar viktimën, sepse Konstandini qëlloi për të shpëtuar jetën e vet?! Pra, na ishte vrasës jo me dashje, po i detyruar nga rrethanat?!
Lind pyetja pse trupi gjykues i mbylli sytë para të vërtetës së hidhur? Kush ndikoi tek ata : paraja apo urdhëri i ndonjë lideri të fuqishëm të PD-së që ishte në pushtet? Mund të jenë që të dyja, po e vërteta anon më shumë nga urdhëri. Mirë gjyqtarja gaboi, po kryetrari i gjykatës, po liderët e PD-së që e kishin nën kontroll gjykatën, pse u pajtuan me atë vendim që fyente jo vetëm viktimën, po edhe vetë ligjin?! Edhe aty ku kryente dënimin Kostandin Xhuvani qëlloi me grushta dy gardianë, kur ata po bënin kontrollin rutinë të të dënuarve. Përsëri ai në gjykatë. Dënimi ishte si përkëdhelje:Vetëm 3 muaj plus?! A nuk do të ketë patur agresori përsëri ndihmën e familjes ? Padyshim.
Kostandinin e mbronte hija e autoritetit të prindërve që arrinte të stërzbuste deri edhe ligjin. Ishte kjo mburojë prej çeliku që arriti ta lironte nga burgu  14 muaj pas vrasjes. Si ka mundësi të ndodhë kjo? Personi zyrtar që ka firmosur atë lirim i takon të vihet para trupit gjykues për të treguar rrethanat e atij lirimi. Kush e urdhëroi atë dhe për ç’motivacion , sepse edhe në burg ai qëlloi me grushta dy gardianë. Apo grushtat janë konsideruar si sjellje shëmbullore?! Berisha këtë duhet ta dijë mirë. Askush pa lejen e tij, të paktën, nuk kishte për ta lënë të lirë një narkoman dhe vrasës.
Ndërkohë u zhvilluan edhe zgjedhjet për Kuvendin. Kur njerëzit e ndershëm prisnin që zonja Luiza Xhuvani ( megjithë vlerat e saja si artiste dhe politikane)  të mos përfshihej në listën e kandidaturave të Partisë Socialiste, u zhgënjyen që Edi Rama e kishte përfshirë edhe atë. Thashë me vete si mund të ketë sy e faqe ajo si deputete të diskutojë probleme madhore e të miratojë ligje kur djali i saj drogohet dhe ka vrarë ?! Isha i bindur që Rama dhe PS-ja gabuan rëndë që e rizgjodhën Luizën përsëri  deputete.
Në qoftë se  PD-ja dhe gjykata  kanë përgjegjësi direkte për dënimin përkëdhelës dhe lirimin para kohe të Konstandin Xhuvanit, Edi Rama dhe PS kanë përgjegjësi morale që Luiza Xhuvanin e mbajtën aq gjatë si deputete në dy legjislatura deri sa më 4 nëntor 2014 te lokali ” Ante Grand” të Rrugës së Elbasanit Kostandini u mori jetën 4 njerëzve: Edison Jahos,Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe italianit Gianpaolo Azzolo. Me Edison Jahon ai kishte këmbyer fjalë, ndërsa italiani i gjorë dhe Arbër Demiraj u bënë therorë të plumbave rikoshetë. A do të ishin vrarë këta katër njerëz të pafajshëm, po qe se drejtësia shqiptare do të kishte zbatuar ligjin që për vrasjen e vitit 2011?! Jo, kurrë,  sepse Kostandin Xhuvani do të ishte në burg. Duke bërë sikur po e dënonin një vrasës dhe madje, aq më keq, duke e liruar atë aq shpejt para kohe nga burgu, ju, gjyqtarë ose ju që firmosni lirimet, ju që mund të keni dhënë para ose ju që keni urdhëruar gjykatën për të shpikur rrethana lehtësuese, duhet të viheni bashkë me Kostandinin në bankën e të akuzuarve. Me veprimet ose mosveprimet  tuaja ju, o hijena të pispillosura, veshur edhe kollaro, me kostume dhe me makina luksoze, keni marrë 4 jetë njerëzish të pafajshëm! Po ju nuk skuqeni as zverdheni për viktimat. Ju që rendni pas parave, pas hatëreve, pas shkeljes e përdredhjes së ligjeve, ju duhet një ditë të përgjigjeni.
Luiza Xhuvani, vonë, vonë, po e dha dorëheqjen. Po juve kush ka për t’ua plotësuar dosjen me akuzën se keni mbrojtur një kriminel i cili jo pak po ka vrarë 5 njerëz, katër prej tyre në moshë të re. Katër viktimat e fundit të tij sot janë nën dhe se ishit ju që e latë të lirë shumë para kohe të burgosurin e krimeve të renda.  Aq i qe fiksuar ideja se ai mund të bënte ç’të donte dhe mamaja e tij kishte për ta ndihmuar përsëri sa pati guximin t’u thoshte atyre që e arrestuan: ” Jam djali i Luiza Xhuvanit. Nëse më lëshoni, do t’iu jap flori.” Ishte i ndërgjegjshëm se do të kishte sërish përkrahjen e mbrojtjen antiligjore të familjes, kryesisht të nënës si VIPE  dhe rrethit të lartë të saj.
Europa kërkon që ç’drejtësia shqiptare të vihet në binarët e drejtësisë. Që kur erdhi në pushtet përmes votës plebishitare Edi Rama po flet vazhdimisht për reformën në drejtësi. Sa kohë duhet akoma të presim që kjo reformë të bëhet dhe gjykatat tona të japin drejtësinë jo sipas urdhërave të partiakëve dhe parave që familjet e të akuzuarve u fusin në xhepa gjyqtarëve, po në bazë të ligjeve? Sa kohë akoma do të flejë në sirtare dosja e 21 Janarit? Po Gërdeci? Po abuzimet e tjera për të cilat flitet e flitet, po askush nuk po vihet para përgjegjësisë? Ka ardhur koha që siç u veprua shpejt për universitetet private që shisnin diploma me para, të veprohet edhe për drejtësinë. E di mirë që po bëhen shumë reforma,që po luftohet korrupsioni, që aksioni për drogën qe një sukses i madh, që po prishen ndërtimet pa leje, që po vihet shkolla në binarë dhe shumë e shumë punë të mira e të guximshme të zotit Edi Rama, po asesi drejtësia nuk duhet lenë për në fund.Të shpresojmë që të mos bëjmë sikur i dënojmë ata që vrasin.
Së fundi; nuk mund të quhet më një familje e mirë ( sado vlera të ketë patur)  kur një antar i saj drogohet keqas, mban armë psa leje dhe vret njerëz të pafajshëm.
Previous Post

Inaugurohet godina e re e MI, Rama: Qendra e gravitetit për ndërtimin e të ardhmes evropiane

Next Post

Pse i fyen Ismail Kadare antifashistët shqiptarë?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse i fyen Ismail Kadare antifashistët shqiptarë?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.