Agjencia Kombëtare e Provimit ka bërë publike datat për provimin e infermierisë. Datat u publikuan që në dhjetor të 2014, por u shtynë pasi në atë muaj u zhvillua testimi i kandidatëve të cilët garonin për specializime afatgjata në infermieri. Mësohet se numri i infermierëve që do të hyjnë në testim në 19-28 janar të këtij viti është 970.
Ndërsa numri i kandidatëve që do të hyjnë në testim për të marrë licencën e ushtrimit të peofesionit në total është 1300. Në këtë provim do të marrin pjesë kandidatë në, Infermieri, Mami, Imazheri, Fizioterapi, Logopedi dhe Teknik Laboratori. Testi do të përmbajë 50 pyetje me alternativa. Duke qenë se për infermieri ka shumë kandidatë, pra 970, testi do të kryhet nga data 19 në datën 26. Testimi do të kryhet nga tri grupe; grupi i parë e nis provimin në orën 09:30, grupi i dytë në orën 12:00, ndërsa grupi i tretë e nis provimin në orën 14:30.















