Personi në foto quhet Arben Hajdari.
Ai është një ndër personat e ndaluar nga policia për shkatërrim prone publike dhe prishje të rendit gjatë protestës së djeshme të opzozitës.
Ai foli për mediat nga dritarja e komisariatit nr 1 dhe tregoi plagët në kokë, që sipas tij janë shkaktuar nga rrahja e policëve dhe e shefit të krimeve në Kamëz.
Ai shprehet se ka protestuar paqësisht dhe kërkon qoftë një provë të vetme nga policia nëse ka ushtruar dhunë.
Personi ka mbi 20 orë që ndodhet në komisariart.
Dy mbështetësve të opozitës, Arben Hajdarit dhe Andi Kukës u është njoftuar masa e arrestit dhe pritet që të enjten të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ndërkohë që i ndaluari më herët me mbiemër Vlati është la qelitë e Komisariatit nr.1 në orët e mbrëmjes.
Të ndaluarit i vizituan përfaqësues dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani tha për mediat se kjo është shenjë e arrogancës së qeverisë. Ai konfirmoi pretendimet e të ndaluarve se ndaj tyre është ushtruar dhunë.
“Kjo lloj sjelljeje nuk do të tolerohet nga ne. Partia Demokratike do të mbrojë me çdo mjet mbështetësit e vet”, tha Ristani.















