ë rrjetet sociale po bëhet thirrje për protesta kundër vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili i dha fitoren në tavolinë Serbisë, megjithëse ekipi që vuajti racizmin dhe dhunën në stadiumin e Beogradit ishte kombëtarja shqiptare.
Sot në orën 18.00, para Kryeministrisë në Tiranë, u mbajte një protestë qytetare me moton: “UEFA, don’t fuck with Albanians” (UEFA, mos e kruaj me shqiptarët”.
Iu bë thirrje qeverisë europiane të futbollit se kjo që dhanë nuk ishte drejtësi, ndërsa FSHF-së dhe qeverisë shqiptare mosprofesionalizëm në reagimet pas asaj që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit.















