Vendimin e UEFA-s, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç e quan një humbje për të dy ekipet kombëtare të futbollit.
“Ky vendim tregon qëndrimin e qeverisë dhe që padyshim ka një bazë, që në rajon ende ka probleme të pazgjidhura”, tha Daçiç.
Ministri i Jashtëm serb, shprehu idenë se “më mirë do ishte që ndeshja Serbi-Shqipëri të luhej sërish”.
Daçiç komentoi edhe lajmin që Kosova do bëhet anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për të cilët u shpreh plotësisht kundër.
“Ky është një vendim që duhet të diskutohet, të mos jetë një fakt i kryer. Të dy palët kemi pikëpamje të kundërta, nëse do bashkohemi me ata që e njohin Kosovën si shtet të pavarur, apo si anëtare të Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Ivica Daçiç.
















