Protestat që janë mbajtur në afërsi të sheshit “Taksim” në Stamboll janë siguruar nga Policia.
Ata kanë qenë edhe të pajisur edhe me topa uji por nuk janë përdorur në këtë rast, transmeton AFP.
“Nuk do të rrimë duarkryq derisa nuk zbulohet përgjegjësi për vrasjen e Hande Kader”, ka thënë një aktiviste e komunitetit LGBT.
Kader është personi i dytë nga ky komunitet që është vrarë në Turqi në javët e fundit.






















