Në një fjalim nga qyteti Davao ku ka shërbyer si kryebashkiak për 2 dekada, Duterte deklaroi : “Ne mund të vendosim të ndahemi nga Organizata e Kombeve te bashkuara. Nëse ata vijojnë të fyejnë punën tonë, ne do të largohemi. Ose na largoni nga Organizta juaj, gjithsesi ju nuk është se keni bërë ndonjë gjë të madhe në luftën kundër drogës dhe krimit”.
Që kur Duterte ka marre detyrën , rreth 900 persona të pambrojtur janë vrarë me pretendimin se të gjithë trafikantët e drogës duhen vrarë.
Por në ketë operacion masiv kanë humbur jetën edhe mbi 650 oficerë policie. Presidenti i vendit nuk është kursyer në akuzat që u ka bërë drejtpërdrejt 150 zyrtarëve të lartë se janë të përfshirë në trafikun e drogës. Rodrigo Duterte tha se, në këtë listë bëjnë pjesë qeveritarë, anëtarë të gjyqësorit, kongresmenë dhe zyrtarë të policisë.






















