Një vajzë e re është mbajtur peng për 3 ditë në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, thanë për SYRI.net burime nga policia.
Të njëjtat burime thanë se, është shpallur në kërkim 49-vjeçari me inicialet F. Sh., pasi për 3 ditë ka mbajtur peng në një lokal në rrugën “Shtraus” në Lezhë një vajzë 27-vjeçare nga Korça.
E reja nga fshati Hoçisht i Korçës, me inicialet E. M., ishte mbajtur e mbyllur për 3 ditë në një lokal dhe gjatë kësaj kohe ishte dhunuar nga ana e të shpallurit në kërkim.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje ndërsa policia është vënë në kërkim të 49-vjeçarit me inicialet F. Sh.
















