• Latest
  • Trending
  • All

Historia e pokerit: Kur u krijua, rregullat e saj

19/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e pokerit: Kur u krijua, rregullat e saj

19/07/2016
in Histori

Poker është emri i përbashkët nën të cilin përfshihen një numër lojërash me letra, ku lojtarët vënë baste mbi fuqinë e letrave që ata mbajnë në duar.

Në Poker bastet e të gjithë lojtarëve përfshihen në një “pjatë” të përbashkët, e cila i jepet lojtarit që mban kombinimin e letrave të rangut më të lartë në fund të një dore, ose vë një bast që kundërshtarët nuk janë të gatshëm ta barazojnë. Të gjitha lojrat e pokerit fillojë me disa baste të detyruara. Këto baste të detyruara janë “small blind” dhe “big blind” (dhe nganjëherë edhe ante). Në çdo lojë pokeri, lojtarët përdorin në mënyrë strategjike një sërë veprimesh në dispozicion të tyre.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Kur është krijuar

Loja e pokerit mendohet të jetë zhvilluar gjatë 10 shekujve të fundit ose më tepër nga lojra të lashta, të cilat luheshin mbi bazën e kombinimeve të letrave për të formuar një dorë të fortë dhe strategjive që lojtari përdorte për të mundur kundërshtarin.

Besohet gjerësisht se një lojë e ngjashme me pokerin është luajtur diku nga vitet 969 p.k në Kinë, ku në bazë të gojëdhënave perandori Mu-tsung e ka luajtur në natën e ndërrimit të viteve me bashkëshorten e tij.

Nga ana tjetër janë egjiptianët, të cilët gjatë shekullit XII- XIII njihen si praktikues të një lloj loje me letra. Për të vazhduar më pas me persianët me lojën e tyre “Ganjifa” ose “Treasure Cards”, lojë edhe kjo që përfshinte vënien e basteve dhe luhej me 92 letra. “As nas”, përsëri një lojë persiane, luhej me 25 letra, zhvillohej  mbi vënien e basteve me rradhë dhe vlera e letrave kishte rend hierarkik.

Në shekullin XVIII dhe XVIV në Francë u bë mjaft e famshme loja “Poque” dhe në Gjermani “Pochen”, të dyja këto me prejardhje nga loja spanjolle “Primero”, e cila përfshinte shpërndarjen e tre letrave për secilin lojtar. Vënia e basteve të mëdha ndërsa lojtari kishte në dorë letra jo shumë të mira, e keqorientonte kundërshtarin, dhe kjo në vetvete përbënte një strategji thelbësore për lojën. Primero daton në vitin 1526 cilësohet si babai i pokerit të kohëve tona për shkak të ngjashmërive që ato kanë.

Kolonitë franceze e përhapën lojën sapo zbarkuan në Kanada. Loja aq shumë e dashur për ta Poque, u kthye në një lojë kombëtare në Francë. Në shekullin XVIII kur një grup franko-kanadez të ardhurish themeluan New Orleans, loja filloi të shpërndahej përtej lumit Mississippi në të gjithë vendin.

Që nga shekulli XVIV e më pas, pokeri ka njohur vetëm zhvillim e përhapje në të gjithë globin. Kjo shtrirje e gjerë e tij ka qenë shkaku për ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve.

Stud Poker, Texas Hold`em, letrat e shpërndarja e tyre, bastet e mënyra e vënies së tyre,etj, janë të gjitha inovacione të dy shekujve të fundit, që e kanë perfeksionuar lojën dhe e kanë bërë atë kaq tërheqëse. Për sa i përket origjinës së pokerit, hamendjet dhe faktet që shfaqen janë nga më të ndryshmet.

Diçka që mund të thuhet me siguri është se pavarësisht të gjithave pokeri kurrsesi nuk mund të jetë më i vjetër se vetë shpikja letrave, të cilat janë testuar si të suksesshme për herë të parë në Kinë në shekullin e XIII-të.

Për herë të parë këto letra mbërritën në Europë përmes Mbretërisë Islamike Egjiptiane më 1360, nga porti tregtar i Venecias. Nuk mund të thuhet saktësisht ku, si dhe cila ishte forma fillestare e pokerit, por ajo që vlen për t`u pohuar është kontributi që secili nga vendet e lartpërmendura ka dhënë në formësimin e kësaj loje. Zhvillimet e fundit teknologjike e kanë bërë më të thjeshtë të luajturit poker.

Futja e kazinove online e ka kthyer pokerin në pjesë integrale të jetës së njerëzve në të gjithë botën, duke e shijuar atë në çdo kohë e në çdo vend. Megjithatë, në versionin e tij modern, është shpikur në fillim të shekullit XIX, në Perëndimin mitik amerikan, veçanërisht në avulloret që notonin ngadalë mbi Misisipi.

Në brendësi, ato anije ishin kazino të vërteta. Prova e parë konkrete për pokerin shfaqet në kujtimet e shkruara prej autorit anglez Joe Cowell, i cili jetoi gjatë në SHBA. Sipas tij, pokeri luhej në Nju Orlins në vitin 1829, me 20 letra nga 4 lojtarë maksimumi. Dalëngadalë loja nisi të përhapej, fillimisht në SHBA, pastaj në vende të tjera. Me kalimin e kohës, edhe rregullat ndryshuan. Vetëm prej disa dhjetëra vjetësh, loja zbarkoi në Europë.

A është e lehtë të fitosh?

E vërteta është se gjithçka ka ndryshuar në pak vite, ose më saktë, që kur lindi interneti dhe Chris Moneymaker.

Po kush është Moneymaker? Një i panjohur që në vitin 2003, duke shpenzuar vetëm 40 dollarë për t’u kualifikuar, fitoi në Las Vegas “World Series of Poker” (Kampionatin Botëror të Pokerit) duke çuar në shtëpi 2,5 milionë dollarë.

Chris Moneymaker

Chris Moneymaker

Mesa duket, fati i tij ishte vulosur edhe nga mbiemri: “Moneymaker” (person që fiton shumë para).

Që atëherë, pokeri po përjeton një zhvillim të paparë, sepse të gjithë njerëzit menduan se mund t’ia dilnin mbanë dhe do të pasuroheshin sa hap e mbyll sytë.

Por realiteti nuk është aspak i tillë: “Për të fituar në një lojë poker, duhet të kesh karakter, shkollë, aftësi psikologjike dhe shumë bagazh”, shpjegon Luca Pagano, një prej profesionistëve të ekipit “PokerStar” që në karrierën e tij ka fituar mbi 2 milionë dollarë në çmime.

Lista e kualifikimit nuk mbaron këtu: “Duhet të dish të menaxhosh ashtu siç duhet paratë e vëna në lojë dhe të kesh shumë përvojë”. Ju do të pyesni që a është Pokeri një lojë strategjie? Sigurisht, por edhe fati luan një rol tepër të rëndësishëm që s’mund të përjashtohet. Sipas ekspertëve, 20% e lojës mund të kontrollohet, ndërsa 80% është fat.

poker_casino_gambling_gambler

Kundërshtarë globalë

Suksesi planetar i pokerit në versionin “Texas Hold’em” që është në modë sot, është shtuar falë përhapjes së këtij sporti në internet. Loja e parë me pagesë online është luajtur në vitin 1998.

Një prej gjërave tërheqëse të “Hold’em” është se në versionin real, kuota e regjistrimit është fikse dhe jo shumë e lartë, për shembull 1 euro ose 1 dollar. Nëse fiton, paratë mund të të dyfishohen, trefishohen, e kështu me radhë.

Por le të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos i krijomë askujt iluzione: të bësh profesionistin e pokerit është më pak argëtuese nga ç’mund të mendohet. Kush jeton me pokerin, luan si në internet ashtu edhe në dhjetëra tryeza ku gjen vend. Si pasojë, subjekti duhet të jetë i kthjellët dhe të dijë të marrë vendime të rëndësishme atëherë kur duhet, duke përdorur rregullat e arta të matematikës. Jo më kot, pokeri i Teksasit është bërë objekt studimi, ku përfshihen teoria e lojës dhe zgjuarsia.

Veprimet që kryhen gjatë pokerit

Të gjitha lojrat e pokerit fillojë me disa baste të detyruara. Këto baste të detyruara janë “small blind” dhe “big blind” (dhe nganjëherë edhe ante). Në çdo lojë pokeri, lojtarët përdorin në mënyrë strategjike një sërë veprimesh në dispozicion të tyre.

CHECK – Nëse nuk ka baste të tjera në raundin aktual, një lojtar mund të bëjë check. Të bërit check kalon veprimin tek personi tjetër në të majtë. Një check nuk nënkupton humbje të mundësisë për ta fituar pjatën. Nëse të gjithë lojtarët aktivë bëjnë check gjatë një raundi bastesh, ky raund konsiderohet i plotë dhe kalohet në raundin tjetër.

BET – Nëse nuk është vënë ende asnjë bast në raundin aktual të basteve, lojtari i parë që shton para në pjatë është ai që vë bast. Kur përballen me një bast lojtarët e tjerë mund të bëjnë vetëm fold, call, ose raise.

FOLD – Akti i humbjes së mundësisë për të fituar pjatën gjatë një dore pokeri. Një lojtari që foldon nuk i kërkohet ose lejohet të vërë bast të holla të mëtejshëm gjatë dorës në fjalë.

CALL – Nëse ka pasur një ose më shumë baste në raundin aktual, një lojtar mund të bëjë call. Call do të thotë që lojtari ti përgjigjet një basti të bërë nga kundërshtari(ët) e tij me të njëjtë sasi të hollash.

RAISE – Kur ka pasur bast(e) në raundin aktual të basteve, një lojtar mund të bëjë raise. Për të bërë raise një lojtari i duhet ti përgjigjet bastit të një kundërshtari(ësh) me një bast akoma më të madh. Madhësia e një raise varet nga formati i lojës që luhet, por duhet të jetë të paktën sa dyfishi i bastit të fundit.

image

Rregullat bazë të pokerit

Rregullat bazë të pokerit janë të thjeshta. Qëllimi i lojës është të fitosh pod-in ose shumën totale të bastit gjatë një dore minus komisionin.

Në një lojë pokeri mund të fitohen në këto mënyra:

-lojtari  ka dorën më të mirë

-e bën të besojë kundërshtarin se e ka dorën më të mirë duke e shtyrë të pasoj (fold).

-Çdo dorë pokeri fillon kur të gjithë lojtarët ose disa prej tyre vënë bast një shumë të caktuar parash ose fishesh në pod. Basti fillestar i detyrueshëm quhet “bast qorr”, që në anglisht një term i tillë përkon me emërtimet “Ante” ose “Blind”. Ante quhet kur çdo lojtar vendos në pod një përqindje minimale fikse të bastit minimal, siç ndodh në rastin e Seven Card Stud.

-N.q.s kërkohet një blind, (si në Texas Hold’em e Omaha), dy lojtarët në të majtë të dealer-it të caktuar nga gjetoni i dealer-it hapin lojën duke proçeduar gjithmonë sipas akrepave të orës. Lojtari i parë hedh blind-in e parë (small blind) ose ndryshe bastin më të vogël dhe më pas lojtari i dytë hedh blind-in e madh (big blind).

-Pas një momenti të tillë vjen shpërndarja e letrave. Pasi lojtari e ka hedhur bastin e tij të detyrueshëm nuk vihen më baste të detyrueshme, kështu që lojtari mund të vendosë të vazhdojë lojën ose ta pasojë atë. Në bast mund të vihet e gjithë shuma e parave që lojtari posedon ose shuma që i autorizohet, ose në të kundërt lojtari mund të zgjedh të kursejë fishet për t’i dhënë përshtypjen kundërshtarëve të tij që ai ka eksperiencë. Vetëm fillestarët i shohin të gjitha duart.

-Duke vënë baste të forta për një dorë të fortë ekziston mundësia për të fituar më shumë para nga lojtarët e tjerë. Në përgjithësi në çdo gjiro bastesh hidhen tre baste të cilët janë të limituar. N.q.s një lojtar hedh bast dhe askush nuk e sheh, ai fiton pa pasur nevojë të hapë letrat. N.q.s basti shihet nga të tjerët, të gjithë lojtarët duhet të hapin letrat dhe dora më e mirë është fituese. Në rast se pod-i ka vlerë të pabarabartë dhe duhet të ndahet, lojtari i parë në të majtë të dealer-it merr një fishe ekstra. Në lojërat Hi/Lo, dora më e lartë (high) merr gjithmonë fishen ekstra.

-Pokeri është i thjeshtë për t’u mësuar dhe është një përballje miqësore. Pak njohuri bazë, gjykim dhe strategji të zbavisin e në të njëjtën kohë të mëson gjëra që për jetën e përditshme mund të rezultojnë shumë të dobishme.

Tags: edi rama
Previous Post

PORTRET/ Paolo Borselino, heroi që u ekzekutua nga Cosa Nostra

Next Post

Pronari i lokalit mban peng dhe e dhunon për 3 ditë 27-vjeçaren

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Pronari i lokalit mban peng dhe e dhunon për 3 ditë 27-vjeçaren

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.