Redaktori i librit Riza Smaka duke folur për librin tha se: ”Ky libër universitar në vete ngërthen njërën nga bazat e rëndësishme siç është prokurorimi publik. Me këtë libër domosdo përfitojnë shumë studentë e pse jo edhe shoqëria vetë”, tha ai. Vetë autori tha se sot me këtë dua të falenderojë Universitetin se me këtë organizim nuk e ka harruar figurën markante të Ukshin Hotit.
“Për librin s’po dua të flas se folën të tjerët. Por dua të them se librin ia kam dedikuar mësimdhënësve, nxënësve dhe studentëve të Universitetit. Libri është një përkushtim për të gjitha këto gjenerata.” tha Hoxha.
Pas promovimit të këtij libri në kuadër të “Ditëve të Ukshini” po sot pasdite u organizua edhe finalja në futboll të vogël dhe ndarja e shpërblimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=YD4Olu4xKxg?feature=oembed&w=640&h=480






















