Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmoreve të kombit UÇK-së.
Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, tha se deri më 23 dhjetor ka afat ky komision të përfundojë me shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetura .
Po ashtu qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave. Gjatë kësaj mbledhje, qeveria e ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhur me obligimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomnikacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Qeveria i ka ndarë 20 mijë euro.






















