Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me një total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që dyshohet se rekrutonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme. Sipas prokurorisë për Krime të Rënda ekzistojnë provat e mjaftueshme se të pandehurit, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë.
Në përfundim të hetimeve, Prokurorja Elizabeta Imeraj, Krimeve të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale :
1. ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;
2. ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe
3. ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin, si më poshtë:
1. Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim
2. Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim
3. Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim
4. Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim
5. Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim
6. Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim
7. Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim
8. Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim
9. Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim
(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).















