• Latest
  • Trending
  • All

PËRGJIMET, NJË “SHISH” NË SHPINË TË QEVERISË?

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

PËRGJIMET, NJË “SHISH” NË SHPINË TË QEVERISË?

11/10/2014
in Aktualitet, Opinion

ANDREA STEFANI
Pas daljes në media të një liste të përgjuarish nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), çështja më e debatuar është: a janë kryer përgjimet në përputhje me ligjin apo në dhunim të tij? Një debat që ka fituar edhe një nëntekst të fortë politik, jo vetëm se mes të përgjuarve janë politikanë të lartë si Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu zyrtar i opozitës Lulzim Basha dhe një numër deputetësh, por edhe sepse debati integrohet automatikisht me përplasjen e madhe mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me institucionet “e pavarura”. Opozita këmbëngul se akuzat për përgjime të paligjshme që bëhen kundër SHISH, janë thjesht një pretekst i pushtetit në funksion të një strategjie për kapjen e shërbimit inteligjent, një strategji që mund të konkretizohet vetëm nëse shkarkohet Visho Ajazi, kreu i SHISH. Ndërkaq, shumica në pushtet këmbëngul se SHISH ka shkelur ligjin për përgjimet dhe se një gjë e tillë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Kush ka të drejtë?

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

***

Investigimet e medias duket se po e thellojnë krizën lidhur me përgjimet. Çarja e parë e perdes së sekretit u bë në emisionin “Opinion”, ku publikut iu bë me dije edhe një listë e gjatë të përgjuarish. Por edhe më parë, ishte Sali Berisha që kish deklaruar se përgjime ka pasur. Por ndërkaq kish nxituar të shtonte se politikanë, deputetë nuk ishin përgjuar direkt por kishin rënë tërthorazi në përgjim ngaqë kishin biseduar nëpër celularë me elementë kriminalë, që ishin subjekte të përgjimit nga SHISH. Si edhe herë të tjera, Berisha nuk solli ndonjë provë për të argumentuar deklaratat e veta, që jo rrallëherë në këto 20 e kusur vjet, kanë rezultuar më në fund të rreme. Por, përsëri si në shumë raste të tjera me Berishën, deklarata synonte një përfitim politik të çastit dhe konkretisht, mbrojtjen e kreut të SHISH nga akuza për përgjime të paligjshme. Pra, Ajazi nuk ka përgjuar, por politikanët kanë rënë në “kurthin” e përgjimit, ngaqë janë të inkriminuar. Ky është pretendimi i Berishës dhe mbështetësve të tij. Po a e ka shkelur ligjin SHISH dhe bashkë me të edhe kreu i tij, edhe nëse politikanët nuk janë përgjuar por kanë rënë në përgjim?

 

***

Indicie që po shfaqen ditë pas dite, që nga momenti i shpërthimit të skandalit, po shtyjnë drejt konkluzionit se pikërisht ky është rasti. Në emisionin “Opinion” pati një debat lidhur me faktin nëse duhet të vazhdojë apo të ndërpritet përgjimi kur në të bie një deputet, një ministër, një kryeministër apo kryetari i Kuvendit. Pala berishiste iu përmbajt tezës se me heqjen e imunitetit që Kushtetuta u jepte deputetëve, përgjimi mund të vazhdojë. Kundërshtarët i përmbaheshin tezës se në një rast të tillë, përgjimi mund të vazhdojë, por SHISH duhet të njoftojë kryeministrin, nëse i rëni në përgjim është ministër dhe kreun e Kuvendit, nëse i rëni në përgjim është deputet. Por, për mungesë informacioni, nuk arritën të saktësojnë bazën ligjore të këtij rregulli. Tashmë mësojmë, nga një burim që nuk dëshiron të identifikohet, se baza ligjore që detyron SHISH të informojë në rastet përkatëse, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, është Rregullorja e Brendshme e funksionimit të SHISH. Dhe nëse kjo është vërtet kështu, atëherë na rezulton se me t’u informuar që në përgjim kishin rënë deputetë, kreu i SHISH duhet të informonte menjëherë Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, dhe për sa u përket ministrave, Kryeministrin Edi Rama. Po për rënien nën përgjim të Kryeministrit? Në mos jo vetë Kryeministrin duhet të informonte, të paktën, Kreun e Kuvendit, sepse Kryeministri është edhe deputet. Por këto janë interpretime të ligjit. Fakt është se Ajazi, për aq sa dimë deri më sot, nuk ka informuar askënd për përgjimet duke shkelur rregulloren e institucionit të tij që është pjesë e kuadrit ligjor. Pra, ka shkelur ligjin. Dhe nëse kjo konfirmohet, a duhet të jemi të qetë, siç na siguron Ilir Meta, se kush ka shkelur ligjin do të ndëshkohet?

 

***

Ndërkaq nuk mund të mos pyesësh: Po përse Berisha e ka kaq merak mbrojtjen e Ajazit edhe pse mund ta dijë fare mirë se ai ka shkelur ligjin, ndërsa ka bërë disa përgjime? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse kreu i SHISH është një nga besnikët e tij. Ka qenë përherë në gjakimin e Berishës të vërë në krye të institucioneve të pavarura njerëz të tij. Në mandatin e dytë të qeverisjes së tij të dytë, Berisha arriti ta realizojë një gjë të tillë, përjashtuar Avokatin e Popullit. Dhe kukullat berishiste në krye të institucioneve “të pavarura” kanë vazhduar të punojnë jo për shtetin, por për Berishën, edhe pas kalimit të tij në opozitë. Prandaj, Berisha i mbron duke bërtitur kinse po sulmohen institucionet e pavarura. Rasti më i fundit i motivimit të SHISH në punën e vet, jo nga ligji dhe Kushtetuta por nga direktivat e ish-kryeministrit, qe ai i survejimit të krerëve të sapoemëruar të policisë. Më 9 tetor të vitit 2013, Berisha akuzoi publikisht Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri, se kishin vënë në krye të policisë njerëz të inkriminuar. Vetëm rreth një muaj më vonë, ndërsa ky debat politik ishte ende në vijim, SHISH u dërgon një shkresë degëve të tij në të gjithë vendin, që të investigojnë të gjithë krerët e policive me tendencën për të zbuluar gjurmë të aktivitetit kriminal në veprimtarinë e tyre. Përputhja e axhendës së SHISH me atë të Berishës dhe PD në opozitë ishte perfekte! Rastësi? Vetëm për ata që nuk duan të pranojnë, pavarësisht fakteve pa fund, se Berisha është një autokrat i pandreqshëm, që edhe pse ka rënë nga pushteti, refuzon të dorëzojë institucionet e kapura të shtetit. Një autokrat në opozitë që tentoi ta keqpërdorë SHISH-in duke ia ngulur si shish (hell) nga prapa qeverisë.

Previous Post

Prokuroria e Apelit :Ardian Fullani,person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,duhet të kthehet në burg

Next Post

Këshilltari i Jahjagës: S’do të ketë zgjidhje nga jashtë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Këshilltari i Jahjagës: S’do të ketë zgjidhje nga jashtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.