Profesori eminent maqedonas, Vllado Popovski ka deklaruar se përmendorja e Andon Llazov Janev nuk e ka vendin në Shkup, pasi që bëhet fjalë për një vrasës serik dhe që nuk e meriton të njihet si personalitet historik maqedonas.
Përmendorja e tij u vendos nga qyteti i Shkupit, edhe atë disa metra përballë përmendores së heroit kombëtar shqiptar, Hasan Prishtina.
“Andon Llazov Janev, i njohur si Qoseto, në vitin 1918 ishte ftuar në organizatën terroriste VMRO, e cila shfrytëzonte atentate individuale ndaj spiunëve dhe tradhtarëve. Dhe ky mision ishte përcaktuar edhe për të.
“Ai qysh në moshën 14 vjeçare kishte kryer vrasjen e parë dhe se nuk ka të bëjë me VMRO. Ai ishte likuidues dhe vrasës serik. Në aspektin intelektual ai është thuajse analfabet, që do të thotë se atë askush nuk do ta shënonte si personalitet. Por ai ka pasur një kontribut lokal në planin e organizimit dhe respektimit të rregullave të VMRO”, theksoi Popovski, i cili udhëheq Këshillin e Qytetit të Shkupit.
















