Lidhur me deklaratat e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, se gjatë një interviste për gazetën “Financial Times” kur ka folur për çështjen e evazionit fiskal në Greqi, është kërcënuar,
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër i kërkon asaj më shumë informacione. Sipas mediave greke ministri kërkon më tepër të dhëna nga Lagarde, me qëllim që autoritetet greke të avancojnë në veprimet dhe procedurat e ligjshme.
Sipas të njëjtave burime, prokuroria po shqyrton nëse do të urdhërojë fillimin e hetimeve rreth denoncimeve të Lagarde se pati kërcënime për jetën, por edhe për denoncime të ngjashme që bëri kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras.















