Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Aliko akuzohet për drejtim të organizatave kriminale dhe vrasje në rrethana cilësuese.
Policia e shtetit ka nisur procedim penal ndaj kryetarit të komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Aliko akuzohet për drejtim të organizatave kriminale dhe vrasje në rrethana cilësuese.
“Nga strukturat e Policisë së Shtetit, ditën e sotme, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Dashnor Aliko, vjeç 55, banues në fshatin Lazarat, me detyrë Kryetar i Komunës Lazarat. Ndaj këtij shtetasi janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”, “organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, “moskallëzim krimi”, “përkrahje e autorit të krimit”, “forma të veçanta të bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 79/b, 22, 284, 3003, 302 dhe 28 të Kodit Penal”- bëhet me dije nga Policia e Shtetit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













