• Latest
  • Trending
  • All

Problemi i historisë shqiptare në rastin Xhafer Deva

16/02/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 19 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Problemi i historisë shqiptare në rastin Xhafer Deva

16/02/2022
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
 
Edhe Violka paska folë kundër Xhafer Devës. Deklarata e saj tingëllon sikur ndonjë fjalim i pështirë që vjen nga mbledhjet e komiteteve komuniste që bëheshin për shpëtimin e vëllazërim – bashkimit të Jugosllavisë komuniste. Ne nuk duhet të habitemi kur ndërkombëtarët flasin keq për shqiptarët. Ata njohurinë e kanë nga literature serbe. Teoria pan sllave me shekuj e ka plasuar të ‘vërtetën’ për shqiptarët në Evropë e gjetiu. Kjo teori e ka paraqitur shqiptarin si mysliman të egër, i cili duhet të dëbohet nga Evropa. Në Luftën e Dytë Botërore kjo teori e ka stolisur shqiptarin me petkun e fashistit. Duhet të dënohet fashisti nëse mbetet gjallë. Pas dënimit, duhet të shpërngulet. Është teori e themeluar mirë dhe vetëm para dy dekadave ka filluar të demaskohet dhe të afrohet pamja e vërtetë e historisë shqiptare.
Por, ky nuk është vetëm problem me audiencën ndërkombëtare. Teoria pan sllave e interpretimit të historisë qëndron këmbëkryq në mesin e ‘intelektualëve’ shqiptarë. Shkollat tona të historisë që janë themeluar pas Luftës së Dytë Botërore kanë patur program sovjetik që në bërthamën e saj ka qëndruar pan sllavizmi. Edhe sot funksionon kjo shkollë. Dikujt mund t’i kujtohet thënia e një ‘historianit’ tonë: ‘Nga Skenderi del beteri’ . ‘Historiani’ e kishte fjalën për djemtë e Isa Boletinit. Ka qenë periudha kur shqiptarët janë detyruar të flasin e të veprojnë kundër vetëvetes. Këtë detyrim e ka imponuar fituesi i luftës, që ishte pala që nuk e donte populli. Pa marrë parasyshë mendimin e imponuar, populli në Kosovë nuk i ka harruar kurrë ‘qato tri ditë Shqipni’.
Prandaj, rasti i Xhafer Devës ka dy interpretime edhe në mesin e shqiptarëve. Shkurtimisht faktet historike flasin me sa vijon. Kontakti i parë i Xhafer Devës me gjermanët ka qenë në prill të vitit 1941 kur ushtria e tyre furishëm e okupoi Jugosllavinë dhe e morën Trepçën nën administrim. Gjenerali Eberhard në Mitrovicë e mblodhi parinë shqiptare për të biseduar. Në mesin e tyre ka qenë edhe Xhafer Deva, që vinte nga një familje e njohur mitrovicase. Në fakt mendohet që kontaktet e para të Devës me gjermanët janë më të hershme për shkak të studimeve të tija dhe për shkak se është sugjeruar se ai ka punuar edhe për shërbimin sekret gjerman. Por, këtë gjë duhet lënë anash për shkak se nuk mund të vërtetohet.
Sidoqoftë, në këtë takim të dy palët janë marrë vesh se pushteti lokal i Mitrovicës, që më parë ishte në duar të serbëve, tashti të kalonte në duart e shqiptarëve dhe të hapen shkollat në gjuhën shqipe. Për herë të parë, natyrisht. Gjermanët nuk bënë asgjë më shumë se që e barazuan shumicën e shtypur shqiptare me pakicën serbe. Qeveria serbe kuislinge në Beograd e kundërshtoi këtë veprim por më shumë se kaq ajo nuk mund të bënte. Xhafer Deva u bë administrator i vendit. Gjermanët bënë një varg favoresh në dobi të shqiptarëve. Një nga marrëveshjet ishte që gjermanët të lejonin, madje edhe të ndihmonin shpërnguljen e serbëve kolonistë. Një marrëveshje tjetër ishte formimi i një policie shqiptare me 1000 veta që do të komandohej nga Pajaziti, djali i Isa Boletinit. Më vonë do të dilte ideja e formimit të Divizionit Skenderbeg.
Lidhja e Xhafer Devës u bë edhe më e ngushtë kur kapituloi Italia dhe kur ra qeveria e atëhershme shqiptare. Shqipërinë e kaploi një kaos dhe populli ishte në prag të luftës civile. Vendin e italianëve e zunë gjermanët dhe qeveria e re u formua me kryeministrin Rexhep Mitrovica. Xhafer Deva me siguri hyri në këtë qeveri, si ministër i brendshëm, me insistimin e gjermanëve. Por, kjo qeveri e shpëtoi vendin nga katastrofa.
Zëvendësimi i prezencës ushtarake italiane me gjermanët u bë me marrveshje. Gjermanët e njohën ekzistimin e Shqipërisë që atëherë përfshinte një pjesë të Maqedonisë dhe Kosovës dhe krijuan autonomi për pjesët tjera shqiptare siç ishte psh Sanxhaku i Novi Pazarit. Sovraniteti i suspenduar nga italianët u kthye sërish. Shkurtimisht, marrëveshja ishte kështu: gjermanët kërkuan prezencë në disa pika ushtarake në Shqipëri duke u zotuar se do ta mbronin Shqipërinë dhe se do të largoheshin nga aty me përfundimin e luftës kurse Shqipëria do të njihej ndërkombëtarisht së bashku me pjesën e Maqedonisë dhe Kosovën. Kjo ka qenë një marrëvshje që i goditi rëndë aspiratat serbomëdha. Serbët nuk e pranuan dhe vazhduan me akuza për fashizëm të shqiptarëve. Serbët ‘zbuluan’ një varg të fashistëve shqiptarë që nuk ekzistonin dhe shpikën edhe krimet që kinse shqiptarët ushtruan ndaj hebrenjëve.
Sidoqoftë, brenda këtij territori shqiptar që iu mor Jugosllavisë, gjatë tri viteve u shënua një përparim i madh kulturor dhe ekonomik i shqiptarëve. Shqiptarët e themeluan administratën e vet, krijuan një forcë ushtarake të cilën çetnikët serbë e provuan vetëm një herë dhe pasi që pësuan debakël më nuk guxuan të maten me shqiptarët. Cili është ai shqiptar që nuk do ta pranonte këtë marrëveshje, e cila e realizonte ëndërrën shqiptare?
Nga kjo që shihet, në atë kohë , Xhafer Deva dhe nacionalistët tjerë i kanë patur dy rrugë për t’i ndjekur. E para që të vazhdonin me programin e shtetit shqiptar që u zgjerua konsiderueshëm edhepse jo në tërësi sipas shtrirjes etnike , ose t’iu bashkoheshin komunistëve që kishin synime tjera.
Pra, ka ekzistuar një marrëveshje e qeverisë së Rexhep Mitrovicës me gjermanët. Por, kjo nuk e bënë këtë qeveri kuislinge. Si bëhet kuislinge një qeveri e cila e zgjeron territorin dhe merr garancione të ekzistencës nga një superfuqi e kohës? Kuislingë janë ata që e humbin territrorin e jo që e zgjerojnë. Kuislingë janë ata që i dorëzojnë interesat kombëtare e jo që i përparojnë ato. Tek e fundit marrëveshje me gjermanët fashistë kanë patur shumë shtete, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik. Por, kjo gjë nuk i bënë këta e as Xhafer Devën fashist.
Në luftë nuk ka rrugë të tretë. Dëshironi ta përkrahni Xhafer Devën, i cili i dëboi serbët nga Kosova dhe vendosi pushtet shqiptar apo jeni me komunistët dhe serbët që nuk e dëshironin këtë realitet? Variantin e komunistëve e kemi përjetuar. Është vendim i vështirë t’i përzësh njerëzit qofshin ata edhe serbë kolonë. Por, lufta këtë punë e ka. Kush nuk vritet, dëbohet nga vendi nga forcat fituese. Kështu ka ndodhur gjithmonë në Evropë e gjetiu. Madje, edhe në luftën e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve në vitin 1999 ka ndodhur mu kjo gjë.
Nëse jeni kundër Xhafer Devës, dihet çfarë qëndrimi keni dhe kush ua ka krijuar. Varet nga edukimi (influenca) që keni nga lënda e historisë, nga ndjenjat për vendin tuaj dhe nga përvojat e luftës. Por, një gjë që duhet patur parasyshë është fakti se në sytë e serbit primitiv dhe pushtetit të tij, Xhafer Deva ka mbetur armiku më serioz i idesë serbomadhe. Këtu duhet kërkuar arsyen që Serbia ende ruan një urrejtje të madhe për këtë njeri. Dhe jo vetëm kaq, Serbia ka patur mundësi që këtë urrejtje ta implantojë edhe në mendjet e shqiptarëve. Qëllimi ka qenë që shqiptari të ndjehet i mposhtur dhe me faj të përjetshëm. Në rastin më të mirë të ndjehej i dorës së dytë dhe largohej nga idetë për barazi me tjerët.
Narracioni i Tiranës komuniste dhe Beogradit të të gjitha regjimeve, përfshirë të sotmin, për Xhafer Devën, është shtypje e idesë dhe guximit të shqiptarëve të Kosovës për shtet të tyre. Nuk ka të bëjë me fashizëm. Fashizmi është përdorur për ta mbështjellur përmbajtjen.
P.S. Organizatat ndërkombëtare le t’i ndalin fondet që i kanë ndarë për meremetimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Punë e madhe. Shqiptarët duhet vet ta kryejnë punën. Shqiptarët me paratë e veta kanë kryer punë edhe më të madhe se kjo.
May be an image of 2 people and people standing
 
 
 
 
 
 
 
Previous Post

Biden mesazh rusëve: Nuk jeni armiqtë tanë. Nëse sulmohet Ukraina, Rusia përballet me një ndëshkim dërrmues ndërkombëtar 

Next Post

Putin zvogëlon rrethin e tij të ngushtë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Putin zvogëlon rrethin e tij të ngushtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.