• Latest
  • Trending
  • All

Problemet duhet të diskutohen hapur

12/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Problemet duhet të diskutohen hapur

12/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Dragoslav Dedović

Ishte hera e parë në historinë e Ballkanit që shefat e zgjedhur në mënyrë demokratike të Serbisë dhe Shqipërisë zhvillojnë një takim. Mediat e të dyja vendeve lëshojnë gjithë kohës shprehjen e bërë bajate “vizitë historike”, për të zbutur shqetësimin e zgjedhësve të tyre respektivë, të cilët janë kryesisht nacionalistë. “Historike” është vetëm vonesa e këtij takimi. Sigurisht, më mirë vonë se kurrë. Por, faktikisht, ky takim ndodhi 100 vjet me vonesë!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Beogradi dhe Tirana janë vetëm dy orë larg në vijë ajrore me Berlinin dhe Brukselin, por janë vite dritë larg njëra-tjetrës. Në Ballkan, një mik gëzon gjithmonë një vlerësim të veçantë, edhe në qoftë se ai është armiku i menduar. Por çfarë mund të sjellë një takim i tillë, përveçse ritualeve maço të politikës dhe shtrëngimeve patetike të duarve? Natyrisht, jo rezultate konkrete. Sepse për këtë së pari duhet të diskutohet hapur për problemet ekzistuese.

Skandali i Beogradit

Kjo nuk ndodhi vetëm një herë gjatë takimit të Beogradit. Duke iu referuar deklaratës së homologut të tij për pavarësinë e Kosovës, kryeministri serb e quajti “provokim“, që nuk e priste nga Edi Rama. Natyrisht që kryeministri serb do të preferonte të fliste me homologun e tij shqiptar vetëm për ekonominë, programet e shkëmbimeve rinore dhe tema të tjera me mot të mirë. Kjo mbeti vetëm një dëshirë: Mysafiri i tij nuk donte të humbiste rastin të sillej si avokat i pavarësisë së Kosovës në tokë serbe.

Kështu, ish-provinca serbe mbetet një mollë sherri mes Tiranës dhe Beogradit. Vetë Kosova duhet të ndihet sexy – objekti i dëshiruar është shteti më i varfër ndër shtetet më të varfra të Europës!

Në fakt, në Beograd dhe Tiranë flitet për pacenueshmërinë e kufijve dhe rëndësinë e tyre të vogël në Europën e bashkuar. Por kjo tezë zyrtare sjell përplasje politike: Serbia u referohet kufijve të Serbisë që përfshijnë Kosovën. Ndërsa Shqipëria, nga ana tjetër, u referohet kufijve të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan – Kosova e pavarur.

Dhe pjesa më e madhe e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur këta politikanë, janë pak më të ndershëm: në tryezat e lokaleve në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, diskutohet hapur për çështjen se ku duhet të kalojë kufiri mes Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe.

Axhenda e dukshme dhe ajo e padukshme

Pra, pas një qetësie të gjatë mes dy vendeve ballkanike ka dalë në pah një axhendë e dukshme dhe një e padukshme: I dukshëm është ndikimi i Bashkimi Europian për një kurs racionaliteti të kushtëzuar të kastës politike në Beograd dhe Tiranë. Sepse të dyja vendet duan t’i bashkohen BE-së. E padukshme, por reale është një dëshirë e shumë shqiptarëve dhe serbëve bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm.

Por ka edhe disa ndryshime: Serbia duhej të dorëzohej nga ambiciet për Serbinë e Madhe si pasojë e presionit ndërkombëtar në dekadat e fundit. Nëse ëndrrat për Serbi të Madhe zgjohen herë pas here, atëherë ato janë ose shprehje populiste të parëndësishme, ose tregues të një të shkuare radikale. Serbia sot nuk ka kushte politike dhe as ekonomike për të ëndërruar.

Nga ana tjetër, Shqipëria është në një pozicion më delikat: Fantazitë e bashkimit të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi – me pak përjashtime – nuk janë në programin e asnjë partie politike. Por kjo dëshirë është e pranishme në mendjet dhe zemrat e shumë njerëzve. Ky është edhe shkaku i populizmit të politikanëve shqiptarë, por sigurisht nuk është bazë për një politikë reale.

E ardhmja quhet Bashkim Europian

Shqiptarët e Kosovës në përgjithësi konsiderohen si viktima, prandaj në vitin 2008 iu njoh menjëherë pavarësia nga Uashingtoni, Berlini, Parisi dhe Londra. Por kjo nuk duhet perceptuar gabim në Tiranë dhe Prishtinë, duke parë këtë korrekturë kufijsh si një mundësi të “bashkimit shqiptar”.

E vetmja hapësirë ligjore ku të gjithë serbët dhe të gjithë shqiptarët mund të jetojnë në paqe është BE. Ky është shansi për të dy popujt dhe për shtetet e ndryshme ku ata jetojnë. Vetëm në rast se tërheqja ndaj BE-së do të mbarojë, atëherë aspiratat nacionaliste herët a vonë do të fitojnë sërish.

Me nacionalizmin etnik është shpesh si me fenë: Kur përplasen dy pretendime për absolutizëm dhe i japin të drejtë vetes, nuk mund të ketë dialog. Në takimin e ardhshëm dy kryeministrat duhet të punojnë urgjentisht, që të reduktojnë prapambetjen 100-vjeçare në marrëdhënien fqinjësore: Një nisje e mirë do të ishte një marrëveshje miqësie me Tiranës dhe Beogradit, ku angazhohen për zgjidhjen paqësore të të gjitha problemeve mes tyre dhe mbështetjen reciproke në rrugën e anëtarësimit në BE.

Previous Post

Nga Presheva, mesazhe përtej Preshevës

Next Post

Rama, më në fund!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama, më në fund!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.