Kështu së paku kanë deklaruar zyrtarë të Komunës së Prishtinës për gazetën “Zëri”, të cilët kanë thënë se prej datës 17 mars, nëse nuk ka ndonjë problem teknik, çështja e ujit do të rregullohet përfundimisht për kryeqendrën e Kosovës.
Madje, sipas tyre, projekti për furnizimin e Prishtinës është projekti më i madh që ka marrë përsipër kjo kompani, e cila aktualisht furnizon edhe komuna të tjera të Kosovës, siç është Podujeva, Lipjani e disa qytete të tjera.
Nga ana tjetër, kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka konsideruar se ky projekt është ndër më të rëndësishmit që nga ekzistenca e “KUR-Prishtina”.
Erzen Vraniqi nga zyra për medie në Komunën e Prishtinës, ka thënë se prej 17 marsit të këtij viti Prishtina nuk do ta ketë problem më çështjen e furnizimit me ujë.
“Përjashto ndonjë problem teknik, si për shembull kapacitetet e gypave të lagjes apo diçka të tillë, që nga nesër Prishtina duhet të ketë furnizim me ujë 24 orë”, ka deklaruar ai.






















