Persona profesionistë do të flasin për pagjumësi si dukuri në rritje e cila rrezikon shëndetin e njerëzve, kurse do të prezantohen të dhëna konkrete të cilat flasin për sëmundjet e lidhura me këtë dukuri shëndetësore e cila është mjaft e shpeshtuar.
Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe të shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.Në anën tjetër problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si ne ankth dhe depresion.