Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar operacionin e nisur prej disa ditёsh në Unazën e Madhe të Tiranës.
IKMT-ja bën me dije se u prishën 31 objekte, nga 35 tё planifikuara, ndёrkohё qё katёr objekte do tё prishen nё njё fazё tё dytё, pas trajtimit tё tyre sipas ligjit.
Ndёrkohё IKMT-ja vazhdon operacionin në Vlorë për realizimin e projektit të Transballkanikes. Numri i deritanishëm i objekteve tё prishura ka arritur ne 56, nga 180 te planifikuara gjithsej. Gjatё operacioneve tё ditёs sё sotme, nuk ёshtё rregjistruar asnjё incident.















