Në Malin e Bardhë prej një jave vijojnë zjarret dhe deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për shuarjen e tyre.
Ndërkohë, prej një jave kanë kaluar në anën tjetër të këtij mali, duke vijuar deri në afërsi të fshatit Krajkë, në njësinë administrative Zerqan.
Era e fortë ka ndikuar në përhapjen më të shpejtë të zjarrit, duke përshkruar dhjetëra hektarë me pyje dushku.
Ndërkohë, zjarrfikësja e ka pasur të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës dhe terrenit të vështirë. Si pasojë, e vetmja shpresë për shuarjen e këtyre zjarreve mbetet shpresa për nisjen e reshjeve të shiut.















