• Latest
  • Trending
  • All

Amb. i parë amerikan: Pagjumësia dhe një mëngjezore në Tiranë

23/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Amb. i parë amerikan: Pagjumësia dhe një mëngjezore në Tiranë

23/04/2016
in Lajme

Para 25 vjetësh, William Ryerson shkoi në Shqipëri si shef i zyrës së Shteteve të Bashkuara pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, për një qëndrim prej 30 ose 60 ditësh. Në fakt ai u bë Ambasadori i parë pas përmbysjes së komunizmit. Këtë javë u bë një çerek shekulli që kur ai mbërriti në Tiranë dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, kujton ditët e para atjje, sjell mbresat e tij dhe reflekton për ato që janë përmbushur apo jo nga shpresat e tij për Shqipërinë.

 Zëri i Amerikës: Ambasador Ryerson, këtë javë u bënë 25 vjet që kur ju mbërritët në Shqipëri, në fillim përkohësisht si shefi i zyrës amerikane në Shqipëri dhe më pas si ambasador. A mund të na i përshkruani përshtypjet dhe ndjesitë tuaja nga ato ditë të para?

Ambasador William Ryerson: Të them të vërtetën u trondita nga gjendja fizike e vendit. Dhe mendova se kushdo që mund të vinte të shiste bojë, do të bënte para. Çdo gjë dukej në një gjendje të mjerueshme. Dhe njerëzit dukeshin në mos të uritur, të hequr në fytyrë, të dobët, dukeshin si në siklet. Dhe disa gjëra ishin me të vërtetë tronditëse. Ishte një mëngjesore, në qoshe të sheshit kryesor dhe unë kalova aty afër duke menduar se ndoshta mund të haja mëngjes ndonjëherë atje, por pastaj pasi ndjeva erën që vinte që aty, thashë “Jo, nuk besoj se dua të ha këtu”. Këto lloj gjërash të bënin shumë përshtypje. Sigurisht për mua ishte jashtëzakonisht interesante. Unë kisha filluar të mësoja pak shqip në Beograd vetë. Që atë ditë ose të nesërmen, i bëra një telefonatë shefit të Zyrës së Protokollit dhe hyra në debat me të. I thashë: “Dëgjova që është propozuar një Kushtetutë e re – e cila ishte hedhur poshtë nga Kuvendi Popullor”. Dhe ai me tha: “Po, por të huajt nuk lejohen në seancën hapëse të Kuvendit.” Unë i thashë se e kundërshtoja një gjë  të tillë dhe se në Kongresin amerikan mund të shkonte të dëgjonte gjithkush. I thashë “Qeveria ime proteston!” Ndoshta kjo i tërhoqi vëmendjen dhe të të nesërmen në mëngjes më tha që mund të shkoja dhe mund të sillja me vete përkthyesen time dhe kjo ishte një plus. Dhe në parlament, të gjithë diplomatët e tjerë erdhën të më falenderonin, sepse tani që po më lejonin mua, do të lejonin të gjithë të tjerët.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Zëri i Amerikës: Pra kjo ishte fitorja juaj e parë…

Ambasador William Ryerson: Në fakt nuk ishte fitore për mua, ishte fitora për një shkallë hapjeje dhe një kontribut që kjo të ndodhte pati Gramoz Pashko, të cilin unë e takova pasi pata debatin dhe i thashe se nuk e dija nëse do të më lejonin, para se të merrja vesh të nesërmen. Dhe ai më tha “do të na duhet të merremi me këtë” dhe mendoj se kombinimi i përpjekjeve të të dyve, e arriti qëllimin.

Zëri i Amerikës: Ato ditë të para, a e mbani mend se cilat ishin çështjet më urgjente me të cilat u morët? Çfarë ishin gjërat e zakonshme të rutinës dhe çfarë ishte e pazakontë?

Ambasador William Ryerson: E kisha shumë të vështirë të më zinte gjumi dhe më pas e kuptova që ishte adrenalina. Çdo gjë ishte shumë interesante për mua. Kishe gjithashtu edhe shumë bubullima gjatë natës. Nuk e dija më parë për shembull zakonin e xhiros në bulevard. Dhe pastaj papritur vinte një moment kur gjithçka binte në qetësi dhe mora vesh që arsyeja ishte se njerëzit shkonin në shtëpi të dëgjonin Zërin e Amerikës. Dhe 45 minuta më vonë, kur emisioni mbaronte njerëzit dilnin në rrugë përsëri. Diçka tjetër ishte që vrisja mendjen a po ndiqesha dhe përgjohesha apo jo dhe mendoj se ndodhte mjaft shpesh sepse nga dita raporte botuar para disa vitesh, tregonin se ku shkoja, sa gjatë fola për shembull me Napolon Roshin në qoshe të rrugës. Por gjithmonë ndjehesha i sigurt.

 Zëri i Amerikës: Po gjërat më të mëdha, cilat ishin sfidat kryesore? Si i përjetuat ndryshimet e mëdha që po ndodhnin?

Ambasador William Ryerson: Sfidat e mëdha ishin, të kuptoja se ç’po ndodhte, përpjekjet për gjetur faktet e vërteta dhe drejtësinë për vrasjet e 2 prillit në Shkodër dhe kur pyesja për këtë më shmangeshin. Njohja me njerëzit. Kishte dhjetra vetë që nuk i kisha parë ndonjëherë dhe që më duhej t’i njihja që të merrja vesh se cilët ishin njerëzit e mirë dhe cilët torturuesit edhe kjo ishte një dilemë e vazhdueshme. Emrat nuk i njihja të gjithë por fyturat në përgjigjesi i mbaja mend. Kështuqë kur shihja dikë që e kisha takuar me një person tjetër që e dija që ishte njeri mirë, një nga demokratët atëherë e dija që ishte në rregull. Pra çdo gjë po ndërtohej aty në moment, nuk kishte pikë reference, asnjë dokument, pra çdo gjë duhet ta bëja nga e para. Diçka tjetër ishte se gjërat nuk fillonin në kohë. Mbaj mend një ditë isha në llozhën e parlamentit, Kastriot Islami po drejtonte seancën dhe unë i tregova orën me gisht, dhe ai bëri një gjest duke mbledhur shpatullat si të thoshte, s’kam ç’bëj.

Por gjërat më të rëndësishme ishin zhvillimet e mëdha: qeveria Nano ra, kishte një qeveri teknike, vizita e Sekretarit Baker, që ishte diçka e jashtëzakonshme.

Kisha parë diçka të tillë vetëm një herë më parë: Në turin tim të parë si pjesëtar i shërbimit të huaj, në Gjermani, kur erdhi për vizitë presidenti Kennedy dhe mendova: nuk kam për të parë kurrë më diçka të tilla. E kisha gabim, sepse vizita e Sekretarit Baker në Shqipëri u shoqërua me të njëjtin entuziazëm. Dhe unë e kuptova që kjo solli një ndryshim të jashtëzakonshëm për njerëzit në vend. Njerëzit nuk ishin më aq të frikësuar që të ngrinin zërin.

Por në përgjithësi dua të them se mua më duhej të veproja me intuitë dhe të bëja ç’duhej bërë se nuk mund të prisja sa të lidhesha me Departamentin  e Shtetit për udhëzime.

Zëri i Amerikës: Ju mbajtët një qëndrim të caktuar në atë kohë. Çfarë mendoni sot për qëndrimet tuaja të atëherëshme dhe çfarë mendoni për figurat politike që takuat atëherë para 25 vjetësh kur ata ishin ende të rinj.

Ambasador William Ryerson: Ndoshta pozicionet e mia mund të mos kishin qenë aq të forta. Kur Sekretari Baker ishte në Tiranë, ne organizuam për të një takim me 10 disidentë në një sallë tek Hotel Dajti ku ishte një vapë e jashtëzakonshme. Dhe jam i sigurt që ishin vendosur  dhjetra mikrofonë për të përgjuar, dhoma ime patjetër që përgjohej, për këtë isha i sigurt. Dhe Sekretari Baker tha: “Ju duhet të bashkoheni dhe të votoni për t’i hequr komunistët nga pushteti”.  Dhe unë mendova: “Ky është urdhri për atë që duhet të bëj unë. Qeveria teknike do të jetë këtu për një farë kohe por është i domosdoshëm një fillim i ri”. Dhe për këtë arsye unë vendosa që të flas dhe siç i shkruajta më pas Sekretarit Baker, pasi u largova nga Shqipëria, unë mendova: “Ambasadorët shkojnë e vijnë. Nëse komunistët fitonin në 1992-in, ka shumë mundësi që ata do të thonin që Ryersoni duhet të largohet. Dhe do të kishte qenë në rregull. Ambasadorët janë të zëvendësushëm. Por përsa kohë të jem këtu, ta ngre zërin”.

Po, unë po ndërhyrja në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kushdo që po promovonte demokracinë dhe tregun e lirë, automatikisht po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Ishte qëndrimi i duhur.

Zëri i Amerikës: Dhe a u realizuan shpresat që kishit ju atëherë duke pasur parasysh se sa investuar ju si diplomat dhe personalisht, nëse bëni një analizë tani pas 25 vjetësh?

Ambasador William Ryerson: Pjesërisht, në një pjesë të konsiderueshme. Besoj se nuk e mora në konsideratë sa ç’duhej – siç i thoshim njëri-tjerit herë pas here unë dhe Chris (Hill) – ndikimi i Perandorisë Osmane ishte ende gjallë në Ballkan. Ajo kulturë e rrënjosur fort e rryshfeteve, ishte ende atje dhe unë nuk e kisha të qartë se sa e rrënjosur ishte dhe druhen se vazhdon të jetë edhe sot. E di që ambasadori (Donald) Lu e ka kritikuar shumë hapur korrupsionin dhe kur ishte këtu gjatë vizitës së kryeministrit (Rama) e takova dhe i thashë: “Don, shiko, ora ime është plastike” dhe ai qeshi. Sigurisht ky është vetëm një element. Korrupsioni e ka dëmtuar keq rritjen dhe ekonominë e vendit.

Por, po të kthehesha mbrapsht në kohë, a do të mbaja një qëndrim po aq të fortë ndaj partisë në pushtet?

Unë do të bëja përsëri të njëjtën gjë, padyshim.

Zëri i Amerikës: Domethënë në Shqipëri ishte kombinimi më i keq i mundshëm: pasojat e Perandorisë Osmane dhe llojit më të keq të diktaturës…Dhe sot po shihen pasojat e këtij kombinimi…

Ambasador William Ryerson: Po, pak a shumë kështu e shoh. E kaluara vazhdon të ndikojë. Në takimn e parë që pata me Ramiz Alinë, i thashë “Zoti President, Shqipëria duhet të përballet me të kaluarën siç bëri Gjermania”. Dhe përgjigjia ishte që Shqipëria ishte krejt ndryshe. Unë mendova me vete “Po e gënjen veten dhe ndoshta i beson fjalët e tua, por duhet gjetur një mënyrë për t’u përballur me të kaluarën”.

Zëri i Amerikës: Një nga çështjet më shqetësuese në Shqipëri është përveç korrupsionit, kriminalizimi në politikë. Si e shihni këtë fenomen?

Ambasador William Ryerson: Është për fat të keq shumë e vërtetë. Lexoj për shembull – nuk kam qenë atje, nuk e kam parë – se si një zyrtar shumë i lartë është i regjistruar në video duke marrë bakshish dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Një gjë e tillë duhet ta ishte arsye për ta larguar por nuk ka ndodhur dhe kjo është e tmerrshme.

Zëri i Amerikës: Klima politike në vend, vazhdon të jetë e tensionuar. Nuk duhet të ketë më shumë pjekuri? ….

Ambasador William Ryerson: A e keni fjalën për Shtetet e Bashkuara?

Zëri i Amerikës: Jo, për Shqipërinë…

Ambasador William Ryerson: Mendoj që edhe në Amerikë është mjaft e polarizuar…

Zëri i Amerikës: E vërtetë, por Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë një gjë të tillë sepse kanë institucione të konsoliduara, ndërsa në Shqipëri është më e vështirë …

Ambasador William Ryerson: Po, Shqipëria nuk mund të përballojë aq shumë gabime sa ç’mund të përballojnë Shtetet e Bashkuara përsa i takon klimës përçarëse, me kaq shumë acarime dhe bojkotime. Shpresoj që miqtë e mi shqiptarë – dhe kam miq nga të dyja palët – të mos vazhdojnë më me këtë frymë, nuk është gjë e zgjuar dhe nuk është produktive.

Zëri i Amerikës: Dhe në fund, cili është mesazhi juaj për shqiptarët, 25 vjet pasi arritët atje?

Ambasador William Ryerson: Faleminderit shumë! Ishte një privilegj!

Post Views: 31
Tags: edi rama
Previous Post

Shesheli-Ky Zhirinovsk serb ne Ballkan drejt parlamentit!?

Next Post

Presin shiun? Asnjë ndërhyrje për zjarrin që po vazhdon prej një jave

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Presin shiun? Asnjë ndërhyrje për zjarrin që po vazhdon prej një jave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.