Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të thërrasë liderët e partive politike, sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim do të diskutohen menyrat sesi mund te dilet nga kriza politike. Një prej skenarëve është, që Jahjaga t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të marrë një mendim, se çfarë duhet të bëjë. Për këtë skenar ajo ka marrë mbështetjen e PDK-së dhe LDK-së. Ndërsa, alternativa tjetër është që presidentja të caktojë mandatarin për qeverinë e re pa pritur konstituimin e Kuvendit, duke evituar zgjedhjet e parakohshme. Sipas ligjit, Qeveria duhet të formohet brenda 15 ditësh nga dita, kur presidentja mandaton kandidatin për kryeministër. Burime te mediave kosovare bëjnë të ditur se presidentja, por edhe ndërkombëtarët janë kundër idesë, që të partitë të shkojnë në séance, pa një marrëveshje paraprake.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















