Ka përfunduar konkursi për drejtorë edhe të 14 klinikave të QKUK-së.
Drejtues të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar kanë thënë se kjo është faza fillestare, ndërkohë që vendimi përfundimtar do të merret pas 15 ditësh, pasi kjo periudhë përfshin fazën e ankesave, raporton KTV.
Zëvendësministri Shemsi Veseli ka thënë se kësaj radhe gjithçka ka shkuar mirë, e nëse ndërkohë evidentohen parregullsi, do të merren masa.
Ndërkohë që janë përzgjedhur edhe drejtuesit e spitaleve regjionale.















