• Latest
  • Trending
  • All

Presidenti Thaçi: Deputetët që votojnë kundër demarkacionit do të kenë përgjegjësi historike

26/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti Thaçi: Deputetët që votojnë kundër demarkacionit do të kenë përgjegjësi historike

26/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ju ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në të kundërtën, thotë ai, do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i shtetit të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, SHBA-të.

Sipas tij, është absurde se si opozita me ambicien e saj për pushtet është përpjekur në këto muaj që ta nxjerrë Malin e Zi në sytë e opinionit publik të Kosovës si të ishte një shtet dashakeq e grabitqar.

“Mund të thuhet me gojë të plotë se Mali i Zi është një shtet mik yni, sepse e ka mbështetur shtetin tonë në çdo hap apo proces ndërkombëtar pavarësisht kostove të brendshme e të jashtme. Ndryshe nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi na ka njohur e mbështetur ndër të parët në rajon pavarësisht se një  e treta e popullsisë së këtij shteti i përket etnisë serbe dhe dirigjohet nga Beogradi”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Intervista e plotë:

Lajmi.net: Cili është opinioni juaj për argumentet e paraqitur prej opozitës për demarkacionin?

Hashim Thaçi: Unë mendoj se ato argumente nuk qëndrojnë dhe janë duke abuzuar me ndjeshmërinë që kemi ne për padrejtësitë historike të bëra në kurriz të popullit shqiptar. Prandaj duhet bërë e qartë njëherë e mirë se kjo marrëveshje nuk ka pasur për qëllim të vendos në vend padrejtësitë historike të popullit shqiptar por të shënjoje në terren një kufi të mirë përcaktuar kohë më parë e të pranuar tashmë ligjërisht si bazë e shtetit të Republikës së Kosovës. Faktet shkencore janë që flasin për saktësinë e kufirit të përcaktuar nga demarkacioni janë solide e të qarta. Mjafton të përmendet fakti që kufiri me Malin e Zi i shënjuar prej komisionit përputhet plotësisht edhe me hartën e Zonës Tokësore të Sigurisë që ishte pjesë e Marrëveshjes së Kumanovës e cila solli çlirimin e Kosovës. Kjo hartë shoqëruese e hollësishme është nënshkruar prej Jugosllavisë dhe NATO-s është përdorur si referencë nga KFOR-i për të ruajtur kufijtë e Kosovës për 17 vitet e lirisë pa asnjë kontestim nga ndonjë aktor brenda apo jashtë vendit.

Mirëpo për tre vite me radhë kur ka zhvilluar punën komisioni dhe për 17 vite kur KFOR-i ka ruajtur kufirin nuk ka pasur zëra që të flasin për pretendime mbi vijën kufitare. Dalja e zërave kundërshtues ka ndodhur pas krijimit të koalicionit aktual qeverisës dhe dështimi i VLAN-it tregon qartë që kjo është një çështje e sajuar dhe e instrumentalizuar politikisht me efikasitet për të ardhur në pushtet.

Procesi i demarkacionit është mbështetur me forcë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nga institucionet dhe vendet e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë arsye për të patur dyshim që këta aleatë që na siguruan lirinë, pavarësinë e po na konsolidojnë shtetin dhe forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar befas duan të na bëjnë keq dhe të na shkëpusin ndonjë copë territor. Ky është pretendim qesharak e dashakeq. Prandaj e ritheksoj që demarkacioni ka marrë mbështetjen politike të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Barack Obama , të sekretarit të shtetit John Kerry, të përfaqësuesve të ndryshëm departamentit të shtetit gjatë vizitave në Kosovë si Victoria Nuland dhe Hoyt Yee. Është përmendur në raste të panumërta nga ambasadori amerikan Delawie dhe së fundmi u deklarua në mënyrë të prerë e të vendosur edhe nga Zv. Presidenti Joe Biden javës së kaluar. Prandaj ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend jo vetëm që do të ishte një akt i drejtë për një kufi të saktë, por edhe një konfirmim i seriozitetit, mirënjohjes dhe besnikërisë së shtetit tonë ndaj aleatëve tanë. E kundërta do të vinte në pikëpyetje kredibilitetin, por edhe marrëdhënien me aleatin kryesor.

Lajmi.net: Sa rëndësi ka kjo marrëveshje e demarkacionit për marrëdhënien me Malin e Zi?

Hashim Thaçi: Rëndësia është jashtëzakonisht e madhe. Është absurde se si opozita me ambicien e saj të papërmbajtur për pushtet është përpjekur në këto muaj që ta nxjerrë Malin e Zi në sytë e opinionit publik të Kosovës si të ishte një shtet dashakeq e grabitqar. Mund të thuhet me gojë të plotë se Mali i Zi është një shtet mik yni, sepse e ka mbështetur shtetin tonë në çdo hap apo proces ndërkombëtar pavarësisht kostove të brendshme e të jashtme. Ndryshe nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi na ka njohur e mbështetur ndër të parët në rajon pavarësisht se një  e treta e popullsisë së këtij shteti i përket etnisë serbe dhe dirigjohet nga Beogradi. Puna e dy komisioneve respektive shtetërore për demarkacionin e kufirit është zhvilluar në bashkëpunim e harmoni të plotë dhe në frymë konsensuale dhe ky shtet ka treguar gatishmëri në çdo rast për të sqaruar paqartësitë prandaj nuk ka pasur asnjë arsye për të mbajtur qëndrime armiqësore ndaj këtij shteti prej përfaqësuese të opozitës. Madje Mali i Zi ka arsye të ndihet i fyer që aktorë të rëndësishëm politik të Kosovës vënë në pikëpyetjet qëllimet e mira të këtij shteti ndaj Kosovës dhe jo vetëm që nuk tregojnë mirënjohje për mbështetjen e deritanishme por madje paraqesin pretendime territoriale ndaj Malit të Zi.

Po ashtu duhet patur parasysh që marrëdhënia me Malin e Zi nuk është vetëm e dimensionit bilateral, por ka edhe një peshë të madhe multilaterale në kushtet kur Rusia po përpiqet me çdo kusht të mbaj apo shtrijë autoritetin e saj në Ballkanin Perëndimor në kuadër të rivalizimit me aleatët tanë të Perëndimit. Më 19 maj të këtij viti ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan dokumentin e pranimit të Malit të Zi në këtë organizatë dhe procesi pritet të finalizohet në pranverën e vitit  që vjen kur 28 parlamentet e vendeve të ndryshme ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Ne duhet të kemi parasysh se orientimi i Malit të Zi drejt NATO-s ka qenë një vendim jashtëzakonisht guximtar që duhet të duartrokitur nga të gjithë shqiptarët duke patur parasysh kundërshtimet e forta të brendshme, por edhe lidhjen e ngushtë tradicionale si dhe varësinë e madhe ekonomike të këtij vendi sot prej Rusisë. Aq më tepër që ky vendim po ndodh pikërisht në një periudhë kur tensionet e Perëndimit me Rusinë janë më të ndezurat që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë. Investimet kryesore të drejtpërdrejta drejt Malit të Zi vijnë nga Rusia dhe zënë një të tretën e totalit ndërkohë që vendin e dytë e zë Serbia me mbi 15%. Rusia çon në Mal të Zi së paku 300 000 turistë ose çerekun e totalit të sektorit kryesor ekonomik të këtij shteti ndërkohë që flitet se diku tek 70 000 prona të patundshme janë në pronësi të shtetasve rus. Me anëtarësimin në NATO ky shtet fqinj yni del njëherë e mirë nga zona e influencës ruse dhe e bën më të sigurt e më miqësor rajonin për ne.

Lajmi.net: Çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte këtë marrëveshje?

Hashim Thaçi: Unë nuk dua ta mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte këtë Marrëveshje pasi dëmi do të ishte i madh dhe i shumëfishtë për Kosovën. Ne ende e kemi të papërfunduar plotësisht njohjen botërore të Kosovës e me vështirësi të mëdha po përpiqemi të anëtarësohemi në organizatat kryesore ndërkombëtare me ndihmën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë perëndimor. Këto sfida do të bëheshin të pakapërcyeshme po qe se nuk do të kemi ndihmën e partnerëve strategjik. Gjithashtu demarkacioni nuk lidhet vetëm me vizat e shumëpritura nga qytetarët tanë por edhe me proceset e integrimeve Euro-Atlantike në përgjithësi. Ne i kemi nisur vonë proceset e integrimit në BE dhe NATO krahasuar me fqinjët tanë, dhe nëse nuk do dëshmohemi si partner të besueshëm e serioz ndaj mbështetësve tanë, ju siguroj që këto procese do të zgjateshin pafund dhe Kosova do të hynte në kalkulime për sa i përket integrimeve. Po ashtu edhe me fqinjët tanë malazez do të dalim si bukëshkalë që mbështetjen e madhe shtetërore që na e kanë dhënë e shpërblejmë me pretendime territorial.

Kuptohet që izolimi ndërkombëtar do të na sillte një dëm të pallogaritshëm edhe në gjendjen e brendshme prandaj deputetët që votojnë kundër do të kenë një përgjegjësi të madhe historike personale. Deputetët e mazhorancës në veçanti duhet të kenë edhe një gjë tjetër mirë parasysh.  Dështimi në parlament i demarkacionit do të shpërblente opozitën për gjuhën e urrejtjes dhe dhunën e kryer prej saj sepse do të tregonte se veprimet vandale të deritanishme janë rezultative dhe ia dalin të korrin sukses. Pra ata deputetë nuk ia kanë borxh vetëm interesave të shtetit, votuesve që i kanë votuar për integrim e jo izolim, partisë që i ka dhënë besim por edhe dinjitetit dhe krenarisë së tyre pas gjithë atyre poshtërimeve, bombave me gaz lotsjellës dhe molotovëve që kanë pësuar me muaj me radhë.  Mosvotimi i Demarkacionit sjell një precedent të rrezikshëm për të ardhmen politike të Kosovës, sepse do të niste një traditë ku e vërteta dhe e drejta mund të shkelen me anë të dhunës dhe shantazhit. Kjo gjë do e bëj shumë të vështirë për çdo aktorë politik në të ardhmen që të marrin vendime delikate në të ardhmen. Prandaj unë kam besimin që pavarësisht vështirësive, pjesa më e shëndetshme e shoqërisë sonë do tregojë përgjegjësinë dhe pjekurinë e duhur duke e mbështetur jo vetëm këtë marrëveshje, por të gjitha ato veprime të vështira që i takojnë një shteti serioz e të respektueshëm.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

VV fton gazetarët në konferencë të jashtëzakonshme, tregon se Ymerit i është anuluar intervista në RTK

Next Post

Margarita Kadriu kundër demarkacionit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Margarita Kadriu kundër demarkacionit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.