“Të votosh një marrëveshje që dyshohet se e cenon tërësinë territoriale, është shkelje e betimit, thyerje e ligjit, veprim antikombëtar”.
“Vota ime, sigurisht nuk është në favor të një marrëveshjeje të tillë. Se duhet bërë demarkacioni me Malin e Zi dhe të gjitha shtetet fqinje është e padiskutueshme. Unë jam për demarkacion me Malin e Zi si shtet fqinj , mirëpo i them jo kësaj marrëveshjeje të paqartë, të dëmshme dhe plotësisht jotransparente”.
“Edhe pse një votë është vetëm një votë dhe nuk çon peshë në mesin e 120 votave, unë e kam parë të arsyeshme se kapitulli im me përvojën politike dhe prapaskenat në partinë ku kam qenë disa muaj ta mbyll pikërisht me votën kundër, edhe atë në mënyrë të dëshmuar!”, ka shkruar ndër të tjera Kadriu,njofton lajmi.net.
Ajo ka thënë është e çartë se në këtë marrëveshje janë bërë lëshime dhe ka propozuar që Qeveria të rishikojë këtë marrëveshje.
Kadriu po ashtu ka thënë se mos miratimi i kësaj marrëveshje nuk e lënë Kosovën të izoluar, por krimi dhe korrupsioni.























