• Latest
  • Trending
  • All

Presidenti Nishani nderon 20 dëshmorë të lirisë së Kosovës

16/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Presidenti Nishani nderon 20 dëshmorë të lirisë së Kosovës

16/02/2015
in Lajme

Presidenti Nishani nderon personalitete të shquara me kontribute në luftën për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” pas vdekjes veprimtarët e shquar, luftëtarët, ushtarakët, atdhetarët: Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Indrit Cara, Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj.

Me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në një ceremoni ka dekoruar pas vdekjes 20 dëshmorë të lirisë, duke i quajtur ata krenaria e kombit shqiptarë.
Një mirënjohje tjetër në prag të përvjetorit të 7-të të pavarësisë së Kosovës, “Titulli i Nderit” i Këshilli i Qarkut të Tiranës iu akordua sot kryetarit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinajt, të cilin Lulzim Basha e quajti heroi i gjallë i luftës. Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Haradinaj ka zhvilluar takime me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Presidenti Nishani i akordoi intelektualit elitar, i dëshmuar me publikime të rëndësishme profesionale, por edhe artistike; Oficerit madhor, kërkuesit shkencor të teorisë dhe praktikës në artin e luftës; Njërit nga ideatorët dhe projektuesit e bërthamave të strukturave të para institucionale ushtarake; Ministrit të parë dhe themeluesit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit (pas vdekjes) Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” pas vdekjes veprimtarët e shquar, luftëtarët, ushtarakët, atdhetarët: Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Indrit Cara, Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj.

 

Dhe me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Enver Malokun, Xhemal Mustafën, Shaban Manajn, Latif Berishën, Ukë Bytyqin si dhe me Titullin “Për merita të veçanta civile” Ismet Rracin, Agim Hajrizin, Haki Imerin.

 

Në fjalën e rastit Presidenti Nishani u shpreh: Historia botërore e veçmas historia evropiane ka dëshmuar se, historitë e popujve të vegjël kanë kaluar nëpër portat e tragjedive të mëdha. Ky vlerësim i përgjigjet edhe historisë së popullit shqiptar, që si rrallë ndonjë popull është ballafaquar me robërinë e rëndë dhe iu desh të kalojë rrugë të gjata e me sakrifica të jashtëzakonshme për mbijetesë.

 

Kështu flasin faktet historike nga lashtësia ilire e deri në ditët e sotme, plot me ngjarje e kthesa të mëdha, ndër të cilat më e shquara ishte epoka e Skënderbeut, kur Shqipëria e vogël, ngadhënjeu plot 25 vjet radhazi ndaj perandorisë më të madhe të kohës, për t’ia rikthyer shpresën e qëndresës për mbijetesë popullit shqiptar, i cili nga shkëlqimi i shpatës së Skënderbeut,  u vesh me  krenari dhe vetëbesim për ta vazhduar udhën e  lirisë, e cila, siç e dimë të gjithë, ishte e gjatë dhe me sakrifica të mëdha. Mirëpo, pikërisht në sakrificat e mëdha, qëndron edhe krenaria jonë e veçantë kombëtare, që, gjithnjë e gjithmonë bëri lufta të drejta dhe të pastra çlirimtare, dhe kurrë lufta robëruese.

 

Të nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni, vëllezër dhe motra, Në faqet  e historisë se kombit shqiptar, kapitulli më i veçantë i krenarisë kombëtare është Kosova, martirja heroike, që, ndonëse ka kaluar nëpër portat e tragjedisë së madhe, si feniksi, me shekuj është  ringjallur nga hiri dhe nuk është ndalur deri në kurorëzimin e fitores së plotë, duke u bërë shtet i lirë dhe i pavarur.

 

Sot, kur Kosova shënon 7-vjetorin e Pavarësisë, e kujtojmë me krenari qëndresën heroike të Adem Jasharit, i cili, me mënyrën e flijimit historisë sonë kombëtare ia pasuroi faqet dhe me një akt qëndrese legjendare, unike në historinë botërore, si për nga forma ashtu dhe për nga përmbajtja e saj.

 

Historianëve u përket që ta bëjnë vlerësimin, por, le të më lejohet edhe mua ta konsideroj unike në historinë e re botërore edhe filozofinë politike dhe vizionaritetin e strategjisë çlirimtare të Dr. Ibrahim Rugovës, i cili ia imponoi njerëzimit doktrinën e re të mposhtjes së robërisë, duke u përcaktuar për ‘luftën paqësore’ për çlirim me porosinë për  ‘mbrojten e pragut të shtëpisë’ që koha e vërtetoi se ishte çelësi  efikas për realizimin e kauzës kombëtare të Kosovës. Dhe, pikërisht  këtu vjen në shprehje tradita luftarake shqiptare, e cila reflekton veprime paraprakisht të konceptuara strategjike, siç është qëndresa heroike e Kullës së Jasharajve në Prekaz, që sikurse Oso Kuka në Kullën e Barotit, e kishte të prerë vendimin: për së gjalli të mos lejohej cenimi i pragut të shtëpisë! Ky guxim nuk është i rastit, por vazhdimësi e heroizmit tradicional të Drenicës, nga Isa Boletini e Hasan Prishtina, Azem Bejta e Shaban Palluzha e deri te Aziz Zhilivoda dhe pinjolli i familjes së tij, Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi.

 

Ky heroizëm u shpreh fuqishëm edhe nga heronjtë e ri të luftës së fundit çlirimtare, që lartësuan namin e Kosovës anembanë: si komandantët Agim Ramadani, Zahir  Pajaziti, Sali Cekaj, Tahir Zemaj, Luan Haradinaj, e Smajl Hajdaraj, si Fehmia dhe Xheva, veprimtarët dhe luftëtarët atdhetarë Ukë Bytyqi, Ismet Raci, intelektualët atdhetarë misionarë të demokracisë dhe shërbestarë të devotshëm të idealeve liridashëse: Latif Berisha, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, e deri te Indrit Cara nga Kavaja, që u flijua për çlirimin e Kosovës; Bekim Berisha-Abeja që me emrin e tij na bën të gjithëve të ndihemi krenarë.

 

Për çlirimin dhe lirinë e Kosovës u flijuan bijtë dhe bijat më të mira, që me punën dhe jetën e tyre janë vlerat e lavdisë dhe krenarisë së përjetshme të kujtesës historike, që, kam besimin e plotë se do të ushqejë brezat e ardhshëm për  jetësimin e idealeve të tyre, sot dhe nesër.

 

Kjo ceremoni e sotme dekorimi, le të jetë një shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri, demokraci, të drejta dhe prosperitet të kombit shqiptar!

 

Kjo ceremoni dekorimi, le të jetë edhe mesazhi ynë për të gjithë shqiptarët, se ne i vlerësojmë dhe respektojmë ata që luftuan për ditë më të mira të kombit tonë si dhe të gjithë miqtë dhe aleatët e shqiptarëve që iu bashkuan në këto sakrifica kombit dhe përpjekjeve shqiptare! Zoti i bekoftë të gjithë ata burra dhe gra që kontribuuan për të mirën, zhvillimin, lirinë dhe demokratizimin e shqiptarëve! Ju faleminderit!”

 

Previous Post

Grabitja e Union Bank, ndalohet drejtori i Sigurisë e shoqëruesi i parave

Next Post

Qeveria bëri homazh te varri i Rugovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Qeveria bëri homazh te varri i Rugovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.