Dita ditës bëhet më i ashpër toni i kreut shtetëror maqedonas ndaj protestave të shqiptarëve pas gjykimit për rastin Monstra. Pas një heshtjeje të gjatë, lidhur me protestat është prononcuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, duke thënë se ato janë tentim për përfitimin e pikëve nga persona që bëjnë gjueti në turbullirë.
“Protesta janë të lejuara gjithkund, megjithatë dhuna askund nuk tolerohet dhe për këtë institucionet përkatëse ndërmarrin masat e duhura të ndalojnë dhunën. Të gjitha çështjet mund të zgjidhen nëpërmjet institucioneve”
Toni i presidentit nuk ishte aspak më i butë edhe ndaj Shqipërisë e Kosovës. Ivanov pretendon se Maqedonia ka bërë shumë në krijimin e shtetit kosovar.
“Me aktet e tilla në Kosovë, posaçërisht me ndezjen e flamurit, ata më tepër e dëmtojnë vetveten. Të gjithë e dinë se çka bëri Maqedonia për t’i ndihmuar Kosovës që ta krijojë shtetin e vet. çdo akt i tillë i dhunshëm nga ana e tyre, do të ndikojë në imazhin e tyre se si do të perceptohen nga bota”
Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski në prag të protestës mbarëkombëtare të së premtes të paralajmëruar në rrjetet sociale ka shpeshtuar thirrjet për qetësi dhe kërcënimet për prishësit e rendit.
“Apeloj pirr protesta të qeta. Askush në vend dhe jashtë vendit nuk do të përkrahë protesta të dhunshme, institucionet nuk do të lejojnë këtë. Çdo protestë e cila do të rezultojë me dhunë ndaj policisë, qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë, nuk do të tolerohet, njëjtë sikurse nuk tolerohet në asnjë vend tjetër. Kjo porosi ka të bëjë edhe me ata që kanë paralajmëruar kundërprotesta”.
Në ndërkohë lidhur me situatën në Maqedoni ka reaguar edhe Brukseli duke shprehur shqetësimin se dhuna mund të përsëritet edhe të premten, kur është caktuar protestë e re masive në Shkup nga ana e shqiptarëve si dhe kundërprotestë nga maqedonasit. BE ka dalë me apel të ri që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i dhunës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















