Tre të rinj shqiptarë nga Dibra e Madhe kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Sipas gazetës italiane ‘Il Gazzetino”, tre të rinjtë shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së martë rreth orës 21 në aksin rrugor Basano – Muselite, në lokalitetin e njohur Romano de Zelito.
Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy makinave, në njërën prej të cilave ishin viktimat që humbën jetën. Të plagosur kanë mbetur një italian, por dyshohet edhe për një shtetas tjetër të Maqedonisë.















