Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja bazuar në afatet ligjore do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe kjo hap rrugë pastaj për mandatimin e Kryeministrit
Prishtinë 6 korrik 2014 – Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga, sqaroi se vendimi për ditën e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës do të merret brenda dy ditësh.
Presidentja ka sqaruar se së pari do të konstituohet Kuvendi e pastaj do të mandatohet kandidati për Kryeministër të ri.
“Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja bazuar në afatet ligjore do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend bëhet konstituimi i Kuvendit, që hap rrugën për mandatimin e kryeministrit”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Të gjitha informatat e publikuara gjatë ditës së djeshme në mediat e Kosovës, për kinse përcaktimin e datës së mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më datë 18 Korrik, janë spekulime të qëllimshme politike që kanë për qëllim ta sjellin stafin e Presidentes dhe vetë Presidenten përpara një presioni politik” thuhet në një përgjigje që Zyra e Presidentes ka nisur për media të dielën.
Gjithashtu stafi i Presidentes nuk e ka sjellë përpara dilemës as Presidenten dhe as vetveten për hapat e mëtejmë që kanë të bëjnë fillimisht me çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pastaj përcaktimin e afatit kohor për dërgimin e mandatarit në Kuvend.
Dilemat e ngritura në media janë përpjekje të dëmshme për të ndërruar kursin e rrjedhës ligjore dhe logjike të veprimeve dhe vendimeve.
Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja bazuar në afatet ligjore do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend bëhet konstituimi i Kuvendit, që hap rrugën për mandatimin e kryeministrit.
















