Sipas Muhamet Mustafës, dhuna e shpërfaqur me skenat e dhunës qe rrëqethin nuk mund te na le te qetë asnjërin, duket një lloj indolence dhe paqartësie ne reagimet institucionale ne Kosove dhe Shqipëri
Prishtinë 6 korrik 2014 – Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, dhe njeri nder njohësit më të mirë në Kosovë në fushën e ekonomisë ka reaguar pas protestave të fundit të shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se protestat e tyre nuk kanë karakter fetar por janë politike. Sipas tij, diskriminim i shqiptarëve duhet t’i takoje historisë derisa ka bërë thirrje që mos të lihen të vetmuar në këtë përpjekje.
“Në Maqedoni duhet ta dinë se problemet e tyre janë te karakterit nacional dhe jo fatar dhe nuk duhet te lejojnë që një ikonografi jotradicionale kombëtare dhe fetare të përzihet me problemin që ka një dimension politik”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sipas tij, dhuna e shpërfaqur me skenat e dhunës qe rrëqethin nuk mund te na le te qetë asnjërin, duket një lloj indolence dhe paqartësie ne reagimet institucionale ne Kosove dhe Shqipëri.
Ekziston një frustrim i fortë i shqiptarëve për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave që u siguronte ajo.
Andaj ky problem duhet të shihet me tërë dimensionin e tij në Maqedoni , po meqenëse kjo ishte një marrëveshje e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht edhe institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta shohin këtë problem dhe ta ngrisin pa hezitim.
Megjithatë kryesor këtu është faktori politik shqiptar ne Maqedoni që mbetet i përçarë dhe i armiqësuar dhe ky përbën një nga problemet që duhet te korrigjohen.
Populli shqiptar në Maqedoni ka dhënë provën heroike sidomos 15 vite më parë për mënyrën se si e përballoi eksodin e depërtimin nga Kosova. Edhe për këtë , po natyrisht jo vetëm për këtë, nuk guxojmë dhe nuk mund ta lëmë vetëm.
Gjithashtu shqiptarët në Maqedoni duhet ta dinë se problemet e tyre janë te karakterit nacional dhe jo fatar dhe nuk duhet te lejojnë që një ikonografi jotradicionale kombëtare dhe fetare të përzihet me problemin që ka një dimension politik.
Ata duhet te protestojnë pa dhune dhe si Evropian për të drejtat e tyre nacionale dhe natyrisht nëse cenohen te protestojnë edhe për të drejtat fetare, te protestojnë paqësisht po ne mënyrë shumë të vendosur.
Dhe ne duhet ta themi qartë edhe Maqedonisë së është në të mirë të saj, dhe natyrisht rajonit që diskriminim etnik i shqiptarët t’i kalojë historisë.
















