Gjytaka e Tiranës ka pranuar kërkesën e Kostandin Xhuvanit për gjykim të shkurtuar ndaj tij.
Në këtë mënyrë Kostandin Xhuvani, i cili është i akuzuar për vrasjen e 4 personave në një lokal nate, i shpëton burgut të përjetshëm. Në seancën e ditës së sotme trupi gjykues ka deklaruar se pasi është njohur dhe gjithashtu ka shqyrtuar kërkesën e të akuzuarit ka vendosur që ta pranojë atë.
Kostandin Xhuvani është i akuzuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014 në lokalin “Ategrand” në rrugën e Elbasanit, ku mes viktimave ishte dhe shoku i tij Arbër Demiraj, ndërsa viktimat e tjera ishin Enea Xhaji, Edison Jaho dhe një shtetas italian Gianpaolo Azzolo.
Në seancën e mëparshme, kur avokati mbrojtës i Xhuvanit kërkoi gjykim të shkurtuar për të, prokurori i cështjes ka kundërshtuar këtë kërkesë të mbrojtjes dhe të vetë të akuzuarit, Kostandin Xhuvani.
















